Drejtoria Doganore: Parandalohet kontrabandimi i mbi 100 parfumeve në vlerë prej 240 mijë denarë

nga D V

Shkup, 15 korrik – Mbi njëqind parfume “Gisada” në vlerë prej 240 mijë denarë janë konfiskuar nga ana e nëpunësve doganor në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanoc pasi një shofer i autobusit pa i deklaruar ka bërë përpjekje për t’i futur në shtet ilegalisht , informojnë nga Drejtoria Doganore.

Në një pyetje nga ana e nëpunësve doganor nëse ka diçka për të deklaruar shoferi ka thënë se i ka vetëm gjërat personale. Megjithatë është kryer kontroll detajor me ç’rast në bagazhin në pjesën për vegla janë gjetur gjithsej 106 parfume për të cilat shoferi është dashur të paguajë detyrimet e importit në vlerë prej 49 mijë denarë.

Ndaj transportuesit është ngritur kallëzim kundërvajtës për mos respektim të rregullave doganore.

Drejtoria Doganore në vazhdimësi ndërmerr veprime strikte për zbulimin e krimit dhe për të krijuar kushte për konkurencë korrekte

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More