Drejtuesi i makinës së ‘vjedhur’ në Angli filmohet duke shpejtuar përgjatë shinave të trenit, pas ikjes nga policia

Një veturë 4×4 u drejtua edhe nëpër shinat hekurudhore sot pasi një ndalim i dështuar i policisë la dy oficerë të plagosur.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një Land Rover i “vjedhur” theu mbrojtësen e Stacionit Hekurudhor Cheshunt pasi shoferi dyshohet se nuk u ndalua derisa një gjë e tillë i kërkohej nga policia.

Si pasojë, makina të shumta u lanë të dëmtuara në incidentin të enjten në mëngjes, i cili pa shoferin që tentoi të ikte nga policia me shpejtësi, duke shkatërruar automjete të tjera në lëvizje.

https://www.bbc.com/news/av-embeds/57849890/vpid/p09pj684

Zyrtarët thuhet se kishin ndaluar automjetin për të folur me shoferin, pas raportimeve për një Land Rover të vjedhur.

Shoferi brenda makinës pastaj u largua drejt binarëve të trenit midis stacioneve Cheshunt dhe Waltham Cross.

Njëri nga dëshmitarët ka qenë ai që ka postuar videon që tregon momentin kur makina po largohej me shpejtësi në shina.

Ai shkroi në Twitter: “GTA 6 që duket kaq reale”

Related posts

Mercedes-AMG GLE Coupe i Brabus mundësohet nga 800 kuaj fuqi

D V

Gruaja gjobitet me 192,825 euro për tejkalim të shpejtësisë në Zvicër

D V

Mercedes prezanton konceptin EQG – versionin elektrik të G Class

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com