Drejtuesit e FHK-së janë takuar me presidentin e KOK-ut

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci kanë pritur të mërkurën presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili ishte i shoqëruar nga këshilltari, Besim Aliti.

 

Të dyja palët kanë diskutuar gjetjen e formave të forcimit të bashkëpunimit mes FHK-së dhe KOK-ut. Drejtuesit e hendbollit kosovar kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë̈ për të bashkëpunuar ngushtë me KOK-un, ndonëse bashkëpunimi edhe deri më tani ka qenë shembullor.

Temë diskutimi ishte edhe Granti Ekipor për ekipin e Kosovës në hendboll, konkurrenca e meshkujve, grant ky që ndahet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, për çka drejtuesit e FHK-së shprehen mirënjohjen ndaj KOK-ut.

Një̈ tjetër çështje që u bisedua ishte Kampionati Botëror i Hendbollit për Universitete, i cili do të mbahet vitin ardhshëm në Prishtinë, pas organizimit të fituar nga Federata e Sportit Universitar të Kosovës.

Partner i këtij organizimi është̈ edhe FHK-ja, e cila pritet të nënshkruajë̈ edhe një̈ memorandum bashkëpunimi me Federatën Botërore të Sportit Universitar (FISU), në të cilën do të detajizohen detyrat dhe obligimet e secilës federatë. FHK-ja do të marrë përsipër pjesën profesionale të ngjarjes.
Kryetari i FHK-së, Eugen Saraçini, është̈ nënpresident i KOK-ut.

Related posts

Chelsea konsideron kthimin e Hazardit

D V

Tuchel: Lukaku gati për Arsenalin, na duhej një sulmues si ai – këtë vit jemi edhe më të fortë

D V

Solskjaer i frikësohet më së shumti Chelseat së Tuchelit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com