Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Drenazhi postural: Ky pozicion i trupit nxjerr mukozën e grumbulluar nga mushkëritë!

Drenazhi postural është mënyra efikase që t’u ndihmohet mushkërive me rastin e vështirësisë me frymëmarrjen

Kjo teknikë ndihmon në kollitje dhe nxjerrje të mukozës nga mushkëritë, transmeton Telegrafi.

Metoda konsiston në vendosjen e pacientit në një pozicion të veçantë, në të cilin pjesa e prekur e mushkërive ndodhet mbi degën e gabzherrit në dy bronket kryesore.

Në këtë pozicion të trupit, sekrecioni nën ndikimin e gravitacionit derdhet në bronket kryesore dhe shumë shpejt (me shpejtësinë prej 1 deri në 2,5 cm në minutë) arrin në vendin e degëzimit të gabzherrit (d.m.th. lidhja e bronkeve kryesore në gabzherr) sepse ai vend ka ndjeshmërinë më të madhe ndaj refleksit të kollës.

Atëherë mukoza fillon të dalë edhe shumë më lehtë me kollitje.

Gjithashtu mund të shtoni edhe goditje ritmike (goditje me duar) në shpinë dhe në pjesën e mushkërive, gjë që ndihmon në kullimin e mukozës.

Këtë mund t’ia bëni edhe vetes apo anëtarëve të familjes.

Vetëm shtrijuni në pozitë të duhur dhe lejoni që mukoza të rrjedhë, duke përdorur teknikat e frymëmarrjes: inhalimi i plotë dhe i gjatë përmes hundës, pastaj frymënxjerrja përmes dhëmbëve, e gjatë dhe uniforme, pastaj nxjerrja e gëlbazës.

Filloni sa më shpejt që ndjeni se mukusi po grumbullohet në mushkëritë tuaja. Mos prisni të sëmureni, të filloni të ngufateni.

Mjafton ta bëni disa herë në ditë për 20-30 minuta, dhe është veçanërisht e rëndësishme ta bëni atë në mëngjes sepse gjatë natës grumbullohet më shumë mukus.

Në rast se ka kundërindikime të pozicionit ideal, mund të bëhen modifikime të pozicionit.

Postime të ngjashme

Shtimi i flavanoideve në pjatën tuaj mund të ulë rrezikun e rënies njohëse me 38 për qind

D V

Këto janë disa nga faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq dhe mënyrat për ta parandaluar

D V

Pse zverdhet brokoli dhe a është i sigurt për ngrënie

D V

Ngrënia e këtij ushqimi për mëngjes mund të ndihmojë në kthimin e humbjes së muskujve me kalimin e moshës

D V

Dieta me kastravecë/ Çfarë duhet të dini rreth vlerave të saj?

D V

Parandaloni plakjen e lëkurës dhe humbjen e shikimit me këtë frut të shijshëm veror

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...