Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Dreshaj: Jemi vonë në sigurimin e vaksinës, Haradinaj po punon për sigurimin e saj

Kandidati i AAK-së për deputet Shemsedin Dreshaj, ka thënë se kreu i kësaj partie është duke punuar me BE-në dhe ShBA-në për të siguruar vaksinën anti-Covid.

Dreshaj në një konferencë për medie shtoi se është bërë shumë vonë dhe institucionet ende nuk kanë siguruar vaksinën.

“Të gjitha vendet e kanë siguruar vaksinën ndërsa te ne ende nuk kemi datë të saktë dhe të konfirmuar një firmë të saktë me të cilën është bërë kontakti”.

“Jemi vonë, ne si AAK e kemi në program që të sigurohet vaksina nga BE-ja dhe ShBA-ja, dhe me Ramushin president, i cili është i besueshëm për BE-në dhe ShBA-në dhe do të përdorim influencën e t’i që sa më shpejt ta sjellim dhe qëllimi jonë është që të vaksinojmë numrin e mjaftueshëm të pacientëve apo të personelit, duke aluduar ti sigurojmë 1 milion doza”.

Ai ka folur edhe sa i përket anesë që kanë bërë në Gjykatën Supreme rreth vendimit të PZAP-së për mos certifikim, si i dënuar në tri vjetët e fundit.

Dreshaj për shkak të një aksidenti rrezikon të moskandidojë për deputet, por që sipas tij, ai nuk ishte shkaktar i këtij aksidenti.

“Ende nuk kemi një vendim të prerë deri më sot ne kemi ligjet tona që nuk janë shumë logjike, por ne do t’i respektojmë ato lënda ime është në Gjykatën Supreme dhe shpresoj që të jetë në favor timin, pasi ka qenë një aksident rrugor zinxhiror”.

Postime të ngjashme

Gjeloshaj: Në Tuz mbretëron një ditë e qetë – të gjithë që dje ishin arrestuar, janë liruar

T E

Kurti në takim me ambasadorin britanik: Qeveria e re do të konsolidohet shpejt

T E

Kosovë/ Pesë të vdekur dhe 445 raste të reja me Covid-19

S.B.

Nesër pritet përfundimi i procesit të rinumërimit të 552 vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove nga diaspora

S.B.

Zemaj shpreh ngushëllime te Familja Haxhidema për vdekjen e 20 vjeçares

S.B.

Hoti takon ministrin Likaj, diskutojnë për zhvillimet në arsim

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...