Agjencia Zhurnal.mk

“Drislla” i kthehet Shkupit, Shilegov kërkon inspektimin e punës së koncesionerit

Shkup, 20 janar – “Drislla”, nga dita e sotme do të jetë nën kompetencë të qytetit të Shkupit. Regjistri Qendror ka njoftuar se deponia do të shndërrohet në ndërmarrje publike. Një gjë e tillë po ndodhë pas nëntë viteve, pasi që kryetari i atëhershëm, Koce Trajanovski kompetencat kompanisë Italiane.

“Pas dy viteve luftë arritëm ta kthejmë deponinë nën kompetenca të qytetit të Shkupit. Prej ditës së nesërme, drejtori Goran Angellovski do të shkarkohet dhe në vend të tij do të emërohet një ushtrues detyre. I thëras të gjitha institucionet kompetente të hyjnë në “Drislla” dhe të inspektojnë punën e deritanishme të koncesionerit”, tha Shilegov.

Kujtojmë, për Angellovin dit më parë u përfol se është pjesë e kompanisë e cila ishte e regjistruar në Bullgari dhe transportonte mbetje të paligjshme në Itali. Prokuroria bullgare ka nisur hetim kundër Angellovit dhe kundër Bllazhe Ignjatovski për transport të mbetjeve jo-ligjore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...