Drita arrin të shënojë me Besnik Krasniqin, dërgon ndeshjen në vazhdime

nga D V

Drita i ka mbyllur 90 minuta në epërsi prej 1-0 ndaj Audas në ndeshjen kthyese të fazës së tretë eliminatore të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll me fitoren e letonezëve me rezultat 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 1-1, dy skuadrat do ta kërkojnë fituesin në vazhdime.  

Të besuarit e Zekirija Ramadanit luajtën në pjesën e parë një lojë mjaftë të kujdesshme, duke mos i lejuar mysafirët të rrezikojnë portën e tyre.  

Ndërsa në minutën e 42-të Drita kishte dy mundësi shumë të mira, ku Blerim Krasniqi dhe Albert Dabiqaj gjuajtën drejt porte, por në të dyja rastet portieri mysafir arriti të ruajë portën e tij.  

Në pjesëne dytë Drita shtoi sulmit, ndërsa trajneri Ramadani shtoi forcat në sulm,  pasi futi në lojë dyshen Ilejsa Zylfiji dhe Arb Manaj. 

Në minutën e 74-të, Raddy Ovouka futet në zonë dhe ndalet nga një prej lojtarëve të Audas, me gjyqtarin që akordoi penallti. 

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Besnik Krasniqi që shënoi për 1-0. 

 

 

Deri në fund të kohës së rregullt nuk kishte më gola dhe skuadrat do të kërkojnë në vazhdime fituesin. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More