Drita fiton me lehtësi ndaj Rahovecit dhe kalon në 1/8 e finales

nga D V

Drita është skuadra e parë që ka kaluar në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit kanë triumfuar ndaj Rahovecit me rezultat të pastër 3-0.

Rahoveci ishte në cilësinë e skuadrës vendase, por që ndeshja u zhvillua në Gjilan.

Vetëm pas pesë minutave lojë Ensar Huruglica kaloi Dritën në epërsi dhe me epërsinë 1-0 të gjilanasve u mbyllen 45 minutat e para.

Drita e nisi mirë edhe pjesën e dytë, kur Veton Tusha shënoi për 2-0.

Krejt në fund të ndeshjes, top sulmuesi i bardhekaltërve Arb Manaj realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0.

Nesër (e mërkure) në program janë për t’u zhvilluar edhe 15 duele të tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More