Në Spanjë, policia e Malagës ka goditur një rrjet të trafikimit të drogës, duke vënë në pranga pesë shqiptarë dhe një spanjoll.
Në kuadër të një operacioni të koduar “Limit” u sekuestruan 165 kilogramë marijuanë, 185 kilogramë hashash, dy pistoleta, një makinë e vjedhur, një kamion, një rimorkio frigoriferike me fund të dyfishtë, 5.350 euro si dhe dokumente të falsifikuara.
Katër nga të arrestuarit u kapën në flagrancë në magazinë teksa po fusnin drogën në pjesën e poshtme në fundin e dyfishtë të rimorkios frigoriferike. Dy të tjerët u kapën në hyrje të godinës që e kishin kthyer në plantacion droge. /e.a/noa.al/