Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona në Prishtinë, të njëjtit u kapën gjatë një aksioni kundër “Fajdes”.
Gjatë aksionit që u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit, u sekuestruan edhe armë, para, vetura dhe bimë narkotike.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot me datë 19.07.2024 ka realizuar një operacion policor në luftën kundër veprave penale Fajde dhe Detyrim.
Policia bën të ditur se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Për fajde, policia ka zhvilluar disa aksione edhe gjatë javëve të kaluara në disa qytete në Kosovë, ku ka arrestuar disa persona.
Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim.