Një sasi prej 222 kilogramë drogë është sekuestruar në liqenin e Shkodrës nga policia e Malit të Zi.
Sipas policisë malazeze, e cila citohet edhe nga mediat në Shqipëri droga po transportohej nga Shqipëria drejt shtetit fqinj me një varkë.
Ndërkohë në pranga u vunë dy persona me iniciale N.R. dhe M.J.
“Nga kontrolli i mëtejshëm i terrenit pranë anijes, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me iniciale N.R. dhe M.J. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e narkotikëve në një automjet të gjetur aty pranë. Lënda narkotike dhe dy të arrestuarit u dërguan në Policinë e Podgoricës”, njofton policia malazeze.
