Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Dronët që mund të spiunojnë objektivat 2 km larg – ushtria britanike pajiset me teknologji sa “pëllëmba e dorës”

Ushtria britanike ka vendosur të forcojë radhët e saj me 30 dronë të vegjël spiunë që përshtaten në pëllëmbën e dorës tuaj, dhe mund të fluturojnë deri në dy kilometra, si dhe të transmetojnë ose regjistrojnë video deri në 40 minuta.

Dronët janë jashtëzakonisht të qëndrueshëm krahasuar me madhësinë e tyre. Sipas prodhuesit, BAE Systems, dronët mund të përballojnë erërat deri në 80 km / orë, dhe gjithashtu mund të përballojë motin me stuhi, transmeton Telegrafi.

“Edhe në kushtet më të këqija të motit dronët mund të sigurojnë informacione kyçe taktike rreth asaj që po ndodh në anën tjetër të kodrës ose prapa një kthese, për t’u dhënë ushtarëve një përfaqësim vizual”, tha James Gerard i BAE Systems.

Sipas Guardian, ushtria britanike ka modernizuar dhe investuar në, shpesh, robotë autonomë, si dronët luftarakë në vitet e fundit, dhe kohët e fundit një nga gjeneralët britanikë sugjeroi që robotët dikur mund të përbëjnë një pjesë të madhe të ushtrisë.

Sigurisht, jo të gjithë e pëlqejnë atë. Grupi që monitoron përdorimin e dronëve, Drone Wars, paralajmëron se të dhënat që mbledhin dronët nuk korrespondojnë domosdoshmërisht gjithmonë me situatën në terren.

Postime të ngjashme

Së shpejti, Apple Watch mund të monitorojë glukozën në gjak pa tërhequr gjak

S.B.

Këto foto nudo tani lejohen në Instagram

S.B.

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

S.B.

Gjithçka që dimë deri më tani për iPhone 13

S.B.

Sa është i mbrojtur telefoni juaj nga uji? Ja se çfarë duhet t’i kushtoni vëmendje

S.B.

Vivo S9 do të vijë me kamerë për Selfie me 44 megapiksel

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...