Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dua Lipa – artistja e dytë më e dëgjuar në botë në platformën Spotify

Vetëm një ditë më parë albumi i saj është certifikuar si ‘platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar.

Fjala është për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, e cila arriti një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e dytë në karrierë të quajtur “Future Nostalgia”.

Ajo sot (e hënë) u njoftua se është bërë artistja e dytë më e dëgjuar në botë në platformën e popullarizuar, Spotify.

“Dua Lipa bëhet artistja e dytë më e dëgjuar në botë në platformën Spotify me më shumë se 63 milionë dëgjues në muaj”, thuhet në një postim të bërë nga faqja ‘Dua Lipa Argentina’.

Ajo ka arritur mbi 63 milionë dëgjues në muaj dhe duket se e gjithë kjo pas publikimit të albumit të lartpërmendur.

“Future Nostalgia” duhet theksuar se u publikua në mes të pandemisë vitin e kaluar dhe numëron 11 këngë të frymëzuara nga stili i muzikës në vitet 80’ dhe 90′.

Postime të ngjashme

John Cena, vëllai i Dieselit “i dërguar prej Walkerit” në filmin e ri “F&F9”

S.B.

Detaji i veçantë në klipin e ri të Bebe Rexhës, që mori vëmendjen e shikuesve

S.B.

Edhe pas ndarjes, Jennifer Lopez vazhdon ta mbajë unazën 1.8 milionë dollarëshe me të cilën i propozoi Alex

S.B.

Rita Ora me dukje shumëngjyrëshe me koleksionin e ri nga “Gucci”

S.B.

Bebe Rexha publikon baladën e re “Sabotage”

S.B.

Mick Jagger dhe Dave Grohl lansojnë këngë për pandeminë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...