Agjencia Zhurnal.mk

Dua Lipa dhe ‘5 seconds of summer’ në ‘luftë’ për vendin e parë

Bendi nga Australia janë në prag të marrin vendin e parë në top listat e dëgjimeve në Britaninë e Madhe.

Dua Lipa mund të humbasë vendin e parë në top lista me albumin e ri për shkak të suksesit të albumit të fundit të 5 Seconds Of Summer.

Grupi i djemve aktualisht në fillim të javës janë duke udhëhequr garën me shtatë mijë kopje të shitura të albumit ‘Calm’, bën të ditur kompania ‘Charts Company’.

Albumi ‘Calm’ deri më tani është më e shitura në formatet fizike, ndërsa në platforma digjitale ai ka tejkaluar rekordin e më parshëm të albumit ‘Youngblood’.

Nëse grupi vazhdon trajektoren e tyre, do të jetë albumi i tyre i dytë numër një në Mbretërinë e Bashkuar pas LP-së së tyre, ‘Sounds Good’ Feels Good, i cili kishte goditur gjitha top listat në verën e 2015-tës.

Ndërsa albumi i Duas ‘Future Nostalgia’ deri në fillim të kësaj javë është më e shitura sa i përket shkarkimeve por qëndron pas albumit të grupit Australian.

‘Future Nostalgia’ kishte ndryshuar datën e lansimit për shkak të pandemisë koronavirus.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...