Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dua Lipa dhe Anwar Hadid shfaqen me veshje të çuditshme rrugëve të Hollywoodit

Ajo së pari dha një paraqitje të shkurtër të veshjes së saj të enjten përmes disa fotografive të publikuara në Instagram.

Dhe Dua Lipa shfaqi stilin e saj edhe në rrugë të mërkurën pasdite, ndërsa doli me të dashurin e saj Anwar Hadid për një shëtitje me qenin e tyre në Hollywod-in perëndimor.

Këngëtarja, 25 vjeçare, dukej tipike në trend e veshur me një bluzë të shtypur grafike me ngjyrë jeshile, të cilën ajo e kombinoi me xhup ngjyrë rozë, shkruan DailyMail.

Krijuesja e hitit “Prisoner”, duket se ndjehet e rehatshme në një palë atlete të bardha dhe çorape të zeza, ndërsa ecte përgjatë një trotuari.

Dua kombinoi maskën e saj të fytyrës me ansamblin e saj rozë, ndërsa i mbante flokët e saj të lidhur me një llastik.

Ndërkohë, Anwar, 21, tregoi stilin e tij po aq eklektik i veshur me një palë pantallona me grafitë të shtypura.

Bashkë me çiftin ndodhej edhe qeni i tyre, Dexter, të cilin ata e adoptuan jo shumë kohë më parë.

Më herët gjatë ditës, Dua realizoi disa ‘selfie’ para se të dilte jashtë për shëtitje.

Ylli i muzikës pop publikoi shumë fotografi në Instagram, ku shfaqej e veshur me një bluzë ku shkruhej “Be Happy Be Lucky”.

Postime të ngjashme

Ronela Hajati shfaqet në formë të mirë nga pushimet

D V

‘Përpara Kosova, paç fat’ – Rita Ora shpërndan parakalimin e ekipit tonë në Tokio

D V

Dua Lipa publikon fotografi nga vizita në Tiranë: Jam e nderuar që ndodhem këtu

D V

Me bikini dhe fustan që i thekson linjat, Keisi Medini josh me dukjen e saj

D V

Britney Spears shpalos ëndrrat për të ardhmen pasi të lirohet nga babai saj konservator

D V

“Nëse don” tani në yotube nga Loredana dhe Mozzik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...