Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dua Lipa dhe Bebe Rexha, artistet shqiptare me miliarda dëgjime në Spotify

Ato janë dy nga artistet shqiptare më të pëlqyera e më të suksesshme në tregun ndërkombëtar.

Fjala është për këngëtaret Dua Lipa dhe Bebe Rexha, të cilat përgjatë kësaj kohë kanë sjell hite e kanë fituar çmime të shumta.

Së fundmi, Spotify ka publikuar për çdo artist statistikat e vitit 2020, duke treguar se sa herë janë dëgjuar këngët e tyre.

Dua dhe Bebe janë në mesin e yjeve që kanë arritur të marrin miliarda dëgjime në platformën tashmë të popullarizuar, Spotify.

Në bazë të asaj që kanë ndarë në rrjete sociale, këngët e Lipës kanë arritur të dëgjohen 3.8 miliardë herë, kurse të Rexhës 1 miliard.

“Woweeeeeee. 3.8 miliardë. Faleminderit për të gjithë që dëgjuan muzikën time këtë vit. Gjërat si këto më bëjnë të ecin dhe jam shumë falënderuese për këtë”, ka shkruar Lipa.

Në anën tjetër, Bebe dukej mjaft e gëzuar dhe lajmin e ka ndarë me fansat në InstaStory.

“Shumë e lumtur. Ju dua të gjithëve”, shtoi ajo.

Theksojmë që Dua po ashtu ka dy këngë në top listën e 10 këngëve më të mira të momentit në Mbretërinë e Bashkuar, “Levitating” dhe duetin me Miley Cyrus, “Prisoner”.

Postime të ngjashme

Vdes nga kanceri nëna e Melinda Ademit

T E

Sadik Ukaj- Sadi gati për super projektin “Oj nana jem”

T E

James Arthur pendohet për deklaratat ndaj këngëtares shqiptare

S.B.

Irina Shayk josh me dukjen në “Versace’s Milan Fashion Week”

S.B.

Ronela Hajati mahnit me fotosesionin e ri, tërheq vëmendjen e madhe të fansave

S.B.

Anxhelina Hadërgjonaj paralajmëron lansimin e këngës së re

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...