Dua Lipa duket atraktive me ngjyrat e vjeshtës, ndërsa fotografohet me vjehrrën dhe të dashurin rrugëve të New Yorkut

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë qenë në një lidhje të fortë që nga vera e vitit 2019.

Dhe ishte e qartë se këngëtarja e hitit “Hallucinate”, 26 vjeçe, ishte në thelb familjare ndërsa çifti u takua me nënën e Anwarit, Yolanda Hadid, 57 vjeçe, për drekë dhe një shëtitje nëpër New York të martën.

Bukuroshja shqiptaro-britanike dukej si përkufizimi i magjepsjes së vjeshtës ndërsa u pa e veshur me një pallto të gjatë ngjyrë kafe dhe një fund të shkurtër, gjersa pranë kishte edhe qenin e saj, Dexter, shkruan DailyMail.

Duke vazhduar pamjen e saj elegante, Dua kishte veshur edhe një palë çizme të theksuara deri në gju.

Ajo e përfundoi dukjen me një çantë të bukur, vathë dhe syze dielli.

Përveç Lipës, tërheqës dukej edhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, 22 vjeç, i cili tregoi krahët e tij me tatuazhe ndërsa ecte i veshur me një bluzë gri dhe pantallona blu dhe një palë atlete.

Mami Yolanda gjithashtu dukej atraktive, e veshur me një palë geta të zezadhe një bluzë sportive ngjyrë të kaltër të errët.

Megjithëse të tre kanë jetuar në New York për një kohë, dukej se kishin probleme për të gjetur vendin e drekës, në një moment të gjithë u kapën duke parë lokacionin në telefonat e tyre.

Motrat e Anwarit, Gigi dhe Bella Hadid nuk u panë me treshen.

Por gjatë fundjavës familja ishte e gjitha së bashku për të festuar ditëlindjen e parë të vajzës Gigi, Khai.

Ndërsa nuk kalon kohë duke bërë muzikë ose me familjen e saj në New York, Dua është me xhirime në filmin e ardhshëm të zhanrit thriller, “Argylle”.

Xhirimet për filmin e Matthew Vaughn mendohet të kenë filluar muajin e kaluar.

Dua do të luajë së bashku me: Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson në filmin me yje, i cili bazohet në romanin me të njëjtin emër të Ellie Conway.

Skenari flet për spiunin numër një në botë dhe aventurat e tij ndërkombëtare në Amerikë, Londër dhe destinacione të tjera globale.

Përveç aktrimit në film, Dua do të sigurojë edhe rezultatin për filmin e suksesshëm, sipas The Hollywood Reporter.

Dua thuhet se duhej të refuzonte një ftesë në Met Gala të javës së kaluar për shkak të angazhimeve të saj në xhirime. 

Related posts

Dua Lipa iu gëzua fitores së Anglisë në gjysmëfinale: Po vjen në shtëpi

D V

“Burri ka hequr dorë” nga pozat provokuese në plazh, kush ia bën Ledina Çelos këto fotografi kaq të bukura?

D V

Dafina Zeqiri jetëson në trup emrin e albumit të saj të ri “Dafinë moj”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More