Agjencia Zhurnal.mk

Dua Lipa duket joshëse në pozat para pasqyrës, teksa vë në pah bukurinë e saj natyrale dhe linjat trupore

Ajo ka qenë duke shijuar jetën në Shtetet e Bashkuara që kur u zhvendos në Kaliforni për të qenë më afër të dashurit të saj, Anwar Hadid.

Dhe Dua Lipa dukej e pabesueshme me një fustan mini shumëngjyrësh ndërsa realizoi disa ‘selfie’ në shtëpi në Los Angeles të enjten.

Krijuesja e hitit “New Rules”, 25 vjeçare, u ul në gjunjë para kamerës duke marrë një pozë të veçantë, shkruan DailyMail.

Dua dukej shik në veshjen e çuditshme, teksa shfaqte sandalet e saj ngjyrë kafe.

Bukuroshja theksoi tiparet e saj të bukurisë, ndërsa pozoi pa makijazh dhe me flokët e lagura pasi kishte bërë dush.

Lipa shkroi në mbishkrimin e fotografive të cilat i publikoi në Instagram: “Niveli i entuziazmit në mes të javës”.

Dua është zhvendosur në Kaliforni me të dashurin e saj 21-vjeçar, Anwar Hadid.

“The Sun” raportoi që krijuesja e hitit “One Kiss” ka ndërruar shtet për të jetuar me partnerin e saj për shkak të frikës se ajo nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë mes Britanisë dhe Amerikës për shkak të pandemisë coronavirus.

Është pohuar se artistja e lindur në Londër është zhvendosur në një pronë të bollshme në Beverly Hills pranë familjes së Anwarit, pavarësisht nga fakti se rrethi i saj i ngushtë janë të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...