Agjencia Zhurnal.mk

Dua Lipa duket senzacionale në kopertinën e “Elle”, flet për periudhën e izolimit me Anwar Hadid

Dua Lipa ka qenë në izolim me të dashurin e saj, Anwar Hadid, gjatë pandemisë së coronavirusit.

Këngëtarja, 24-vjeçare, tha për edicionin e ri të revistës “Elle” të muajit gusht se ka qenë një ‘periudhë shumë e mirë’ karantinimi me partnerin në Londër.

Ajo shtoi se ‘pushimi i vogël’ që erdhi për shkak të qëndrimit brenda do t’i inspirojë njerëzit që të jenë më të vëmendshëm për mjedisin.

Dua dhe Anwar u izoluan në një apartment në Londër, pasi u kthyen nga turneu i tyre australian dhe artistja i tha “Elle” se ishte shumë e lumtur që kaloi kaq shumë kohë me të.

“Ne kemi shfrytëzuar maksimumin e situatës. Unë me siguri kam qenë duke planifikuar të shkoj në turne, dhe duke menduar se kur do të jemi në gjendje ta shohim njëri-tjetrin. Të kesh gjithë kohën shtesë ishte vërtet e bukur. Ne po mundohemi të shohim anën e ndritshme”, ka thënë Lipa.

Ylli shqiptar tregoi se po përpiqet të jetë sa më pozitive pavarësisht klimës së zymtë, pasi Mbretëria e Bashkuar nuk ka dalur akoma nga kriza e COVID-19.

Ylli shqiptar tregoi se po përpiqet të jetë sa më pozitive pavarësisht klimës së zymtë, pasi Mbretëria e Bashkuar nuk ka dalur akoma nga kriza e COVID-19.

Krijuesja e hitit “Electricity” mes shumë gjërash ka folur edhe për mënyrën sesi ajo përpiqet të paraqesë barazinë gjinore përmes këngës së saj “Boys Will Be Boys”.

“Shpesh do të flas për barazinë e grave, veçanërisht në vendin e punës, por kjo këngë po flet për përvojat personale dhe dhimbjet në rritje të asaj që është si të jesh femër”, ka thënë Dua.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!