Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani – mes emrave si Ed Sheeran, Harry Styles dhe Adele

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29 vjeçe, është emri më i ri.

Ajo renditet e 34-ta me një pasuri të vlerësuar prej 115 milionë funtesh (rreth 134.6 milionë euro), pas suksesit me albumin “Radical Optimism” dhe performancave madhore, si ajo në Glastonbury.

Në krye të listës qëndron sipërmarrësi Dmitry Bukhman me 12.54 miliardë funtesh (rreth 14.7 miliardë euro), bashkëthemelues i gjigantit të lojërave Playrix, shkruan DailyMail.

Pas tij renditet Hugh Grosvenor, Duka i Westminster, me 9.88 miliardë funtesh (rreth 11.6 miliardë euro).

Në fushën e muzikës, Ed Sheeran është muzikanti më i pasur me 370 milionë funtesh (rreth 432.9 milionë euro).

Pas tij vijnë Harry Styles me 225 milionë funtesh (rreth 263.3 milionë euro), Adele me 170 milionë funtesh (rreth 198.9 milionë euro) dhe Daniel Radcliffe me 100 milionë funtesh (rreth 117 milionë euro) – i njëjtë me pasurinë e kapitenit të Anglisë Harry Kane.

Përpiluesi i listës, Robert Watts, vë në dukje se shumica e personave të përfshirë e kanë ndërtuar vetë pasurinë e tyre – shumë prej tyre pa përfunduar universitetin – dhe një e treta kanë lindur jashtë Britanisë, si dëshmi e fuqisë tërheqëse të vendit për talente të rinj e ambiciozë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More