Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dua Lipa iu mëson se si të vallëzoni

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, së fundmi ka pozuar për ballinën e revistës së famshme “British Vogue”.

Ajo u shfaq me një stil krejt ndryshe në fotografitë e realizuara për këtë revistë, duke pozuar me flokë të shkurtra bionde.

E teksa ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën, Dua ka realizuar edhe një set të veçantë vallëzimi në një video, në tentim për t’i mësuar fansat e saj se si të kërcejnë.

“Ju kurrë nuk do të jeni një valltare aq e mirë sa Dua Lipa , por siç thotë ajo vetë, ky nuk është justifikim për të mos u përpjekur. Ylli i kopertinës së muajit shkurt ka kthyer dorën e saj për të dhënë një mësim për Vogue U”, shkruan Vogue.

Ajo ka treguar aftësitë që ka zotëruar si një nga artistët më të mirë në botë: nga thirrja e pranisë në skenë; deri te këshillat për të mësuar koreografinë

“Basti juaj më i mirë është të bëheni me të vërtetë të famshëm, atëherë njerëzit do t’ju japin pak më shumë kohë për ta marrë atë”, tha Dua përgjatë videos.

Artistja me prejardhje nga Kosova i ka motivuar fansat e saj se si të bëjnë lëvizje nga më të ndryshme, duke ndërtuar një koreografi interesante.

Postime të ngjashme

Martohet miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazonit

S.B.

Dolce & Gabbana kërkon 600 milionë dollarë nga dy blogerë amerikanë

S.B.

Adelina Emini i kushton këngë të ëmës për 8 Mars

S.B.

Genta Ismajli dhe Fero së shpejti sjellin këngën e re

S.B.

Zbulohen emrat e artistëve pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2021”

S.B.

Meghan Markle dhe Princi Harry zbulojnë se janë në pritje të një vajze

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...