Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dua Lipa jep lajmin se “Sunny Hill Festival” tashmë e ka Prishtinën si adresë të përhershme

Dua Lipa ka dhënë lajmin e rëndësishëm përmes rrjeteve sociale. Dua Lipa njihet si njëra ndër këngëtaret më të njohura shqiptare me famë të gjerë ndërkombëtare.

Ajo dhe babai i saj Dukagjin Lipa kanë organizuar tash e dy vite Sunny Hill Festival  i cili është një festival ndërkombëtar i muzikës në Kosovë që u zhvillua në Gusht 2018 dhe 2019 në kryeqytetin Prishtinë.

Dua dhe Dukagjin Lipa sot dhanë lajmin se “Sunny Hill Festival” tashmë ka një adresë të përhershme në qytetin e Prishtinës.

Dua ndau një Instastory ku tha se ajo është aq krenare për atë që kanë arritur deri tani.

“Festivali ynë Sunny Hill Festival tashmë ka një adresë të përhershme në Prishtinë, Kosovë. Jemi kaq krenarë me arritjen e këtij rrugëtimi deri tani dhe mezi presim që të rritemi më shumë dhe të bëhemi edhe me një lokacion të ri! Ju faleminderit për të gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Do të shihemi së shpejti”, shkroi Dua në fotografinë të cilën e postoi në Instastory.

Postime të ngjashme

U largua nga ‘Portokallia’, Lei Kraja tregon arsyet

D V

I shkroi gabimisht në Instagram, Shkurte Gashi zbulon se si nisi lidhja e dashurisë me Albert Limanin

D V

Erkand Qerimaj del i pari në baterinë B me 338 kilogramëve në dygarësh për peshën 81 kilogramë

D V

A e ngacmojnë vajzat Ledrin? Kjo është përgjigjja epike e Sarës

D V

Zaimina Vasjari la anash muzikën emërohet në postin e rëndësishëm të sektorit publik

D V

“Kiss my A**”, Vesa Smolica pozon me të pasme të kthyera nga kamera

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...