Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dua Lipa kritikohet se po udhëton shumë gjatë pandemisë

Megjithëse shquhet si një prej këngëtareve më të dashura për publikun mbarëbotëror, Dua Lipa, së fundmi ka marrë kritika për mosrespektimin e rregullave të pandemisë.

Adhuruesit e këngëtares me prejardhje kosovare duket se kanë mbetur të zhgënjyer me idhullin e tyre, pas udhëtimit të saj të fundit në Meksikë, prej nga Lipa edhe ka postuar mjaft shumë fotografi përkrah të dashurit, familjes dhe shoqërisë së saj.

E reagimet online kundër Dua Lipës për mosrespektim të masave anti-Covid vijnë pasi, ylli i muzikës pop i ka këshilluar të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ruhen nga koronavirusi.

“Dua Lipa duke pasur guximin të na thotë që të qëndrojmë në shtëpi, kur ajo i ka vizituar së paku katër kontinente gjatë kësaj pandemie”, kishte shkruar një adhurues në Twitter.

“Dua Lipa ka qenë në më shumë pushime gjatë kësaj pandemie, sesa unë gjatë gjithë jetës”, shkruhej në një tjetër postim.

“Askush nuk ka udhëtuar gjatë kësaj pandemie, më shumë se Dua Lipa. Sa hapi dhe mbylli sytë, kjo vajzë udhëton në një shtet tjetër”, kishte shkruar një tjetër adhurues i zhgënjyer i Duas.

Madje bukuroshja me prejardhje kosovare është shndërruar në ‘meme’, përmes disa postimeve qesharake që e përshkruajnë sjelljen e Dua Lipës gjatë pandemisë, kur njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi për ta shmangur infektimin dhe shpërndarjen e koronavirusit, por të famshmit e injorojnë këtë fakt dhe vazhdojnë të udhëtojnë pa problem.

Kujtojmë se edhe Rita Ora ka marrë Kritika të ashpra nga qytetarët e Britanisë së Madhe, për shkelje të masave anti-Covid disa herë. Duket se situate bëhet me e keqe për dy këngëtaret e talentuara, kur ato i shfrytëzojnë rrjetet sociale për t’u bërë thirrje të tjerëve që të jenë sa më të kujdesshëm, ndërsa vet i injorojnë këshillat që ua japin të tjerëve dhe rregullat e sigurisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, që deri më sot u ka marrë jetën më shumë se 2 milionë njerëzve anembanë botës.

Postime të ngjashme

Leonita me ‘selfie’ para pasqyrës, në plan të parë barku i rritur

S.B.

Billie Eilish ka bërë gati albumin e ri gjatë karantinës

S.B.

Rita Ora, mysafire e Jimmy Fallon më 2 mars

S.B.

Rrëfimi i Kate Winslet për kritikat lidhur me peshën e saj

S.B.

Boateng nën hetime se ia kishte shqyer veshin Kasia Lenhardtit, një vit para se të vetëvritej – ai është nën akuza edhe për sulm fizik ndaj nënës së vajzave të tij

S.B.

Kanye fotografohet në publik pas shkurorëzimit me Kim, tashmë nuk e mban unazën

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...