Dua Lipa merr vëmendjen me stilin unik dhe shik në Aeroportin “John F. Kennedy” të New Yorkut

nga D V

Këngëtarja shqiptare me famë botërore,Dua Lipa, u pa duke lëvizur në terminalin e aeroportit “John F. Kennedy” të enjten.

E veshur me një pallto të gjatë në ngjyrë të bardhë, flokë të kapura në një bisht të rregullt dhe syze dielli elegante, ajo tërhoqi vëmendjen me stilin e saj unik.

Kjo paraqitje ndodh një muaj pasi fansat nisën të spekulojnë për një fejesë të mundshme të saj me aktorin 34-vjeçar, Callum Turner, shkruan Just Jared.

Foto: Just Jared

Dyshimet lindën pasi Dua u pa me një unazë ari në dorën e majtë në një postim që bëri në Instagram për Krishtlindje 2024.

Dua dhe Callum janë në lidhje romantike që nga janari 2024, por asnjëri prej tyre nuk i ka komentuar thashethemet për një martesë të mundshme.

Foto: Just Jared

Sidoqoftë, duket se Dua kishte të njëjtën unazë edhe në fotot e reja nga aeroporti, të cilat mund t’i shihni në galerinë më poshtë.

Foto: Just Jared

Përveç kësaj, Dua shkëlqeu gjithashtu në një xhirim për një reklamë parfumi nga Yves Saint Laurent të shtunën (18 janar), ndërsa ndodhej në Santiago, Kili.

Foto: Just Jared
Foto: Just Jared

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More