Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dua Lipa njofton se këtë javë publikon këngën e re “Fever” në bashkëpunim me artisten belge, Angele

Zhurnal Ads

Dua Lipa raportohet se do të publikojë një këngë të re këtë javë të quajtur, “Fever”, e cila do të lansohet të premten (30 tetor).

Projekti i ri njëherësh i pari që prej albumit të saj “Future Nostalgia” do jetë në bashkëpunim me artisten nga Belgjika, Angele.

Dua njoftoi për këngën e re përmes një postimi të ndarë me fansat në rrjetin social, Twitter.

“Fever në bashkëpunim me Angele. Të premten, 30 tetor”, ka shkruar ajo.

Një bashkëpunim midis këngëtares dhe Miley Cyrus thuhet se është gjithashtu rrugës, me Cyrus që premton se do të publikohet ‘së shpejti’.

Krahas albumit, ylli shqiptar në gusht solli me klip remiksin e “Levitating” në bashkëpunim me Madonna, Missy Elliot dhe The Blessed Madonna.

Javën e kaluar, Lipa njoftoi se po planifikonte turneun e saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë por që është shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Këngëtarja fillimisht e shtyu turneun deri në janar 2021, por tani theksoi se kjo do të vazhdojë deri në shtator të vitit të ardhshëm.

Biletat në anën tjetër mbeten të vlefshme edhe për datat e reja.

Dua Lipa – Levitating (feat. Madonna and Missy Elliott) [The Blessed Madonna Remix]

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Gold Ag dhe Mergim Mjeku sjellin “Nuse”, një super bashkëpunim

admin

Getinjo dhe Don Xhoni drejt një bashkëpunimi?

S.B.

Blero shkon në Zvicër te Afrona, habitet teksa sheh imazhin e gruas së tij në reklamat e tramvajit

S.B.

“Duke menduar se është verë”, Ava Max provokon me një fotografi të realizuar gjatë muajve të nxehtë

S.B.

Reperi gjerman Zuna shpërndan ndihma për 600 familje në Kosovë

T E

Tayna thotë se viti 2020 i dha mundësinë të jetonte si një njeri i thjeshtë dhe tua dinte vlerën njerëzve

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...