Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dua Lipa: Protestuesit pro Trumpit janë terroristë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është një nga emrat më të zëshëm kur bëhet fjalë për zhvillimet që ndodhin në botë, e kësaj radhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke qenë se situata doli jashtë kontrollit pasi që protestuesit pro-Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit, ajo ka bërë një reagim në rrjete sociale.

Ylli nga Kosova postoi një fotografi të ngjarjes në InstaStory, ndërsa i drejtohet ish-presidentit amerikan.

Ajo i ka quajtur terroristë protestuesit që kanë shkaktuar trazira, ku mbetën të vdekur katër persona e u arrestuan 52 të tjerë.

“Thirrni ata si janë: terroristë”, ka shkruar ajo.

Theksojmë që Joe Biden tashmë është konfirmuar si president i ri i SHBA-së.

Certifikimi erdhi pas sulmit të djeshëm (e mërkurë) në ndërtesën e kongresit amerikan.

Postime të ngjashme

“My love story”, një mega emision së shpejti në ekran

T E

“Tërmet” në familjen mbretërore/ Sonte transmetohet intervista e princit Harry dhe gruas së tij amerikane Meghan Markle

T E

Ylli i YouTube, Zoe Sugg njofton se është shtatzënë për herë të parë

S.B.

Pyetet nëse planifikon të martohet së shpejti, Eni Koçi: Dasma nuk shqyrtohet fare si opsion në këtë periudhë

S.B.

Gjira: Ata që bëjnë muzikë të vërtetë kanë pak klikime, nuk e bëjnë për vëmendje

S.B.

Fero lanson këngën e re “Krenaria”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...