Dua Lipa publikon klipin “Demeanor”, në bashkëpunim me artistin e ndjerë Pop Smoke

Dua Lipa ka publikuar klipin e saj më të ri “Demeanor” në bashkëpunim me rap-artistin e ndjerë Pop Smoke.

 

Kënga është pjesë e albumit të ri të reperit, që titullohet “Faith”, që është publikuar pas vdekjes së tij dhe është i disponueshëm nga 16 korriku. Në të gjithashtu ka bashkëpunime me emrat e njohur: Kanye West , Pusha T dhe të tjerë.

Regjisorja Nabil e cila më parë a punuar me Billie Eilish dhe Kendrick Lamar, i referohet Rilindjes në videon “luksoze” të këngës. Pop Smoke shfaqet në pikturat e rezidencës luksoze ku mbahet banketi.

Foto: Pop Smoke/YouTube

Këtë javë, pamjet e klipit Lipa i publikoi në Instagram, duke shkruar: “Faleminderit ekipit dhe familjes së Pop-it që më përfshinë në këtë këngë. Faleminderit miqve të mi që e bëtë këtë klip me mua”.

Pop Smoke – emri i tij i vërtetë i të cilit ishte Bashar Barakah Jackson, u qëllua për vdekje në shkurt të vitit 2020 gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ai ishte vetëm 20 vjeç.

Javën e kaluar janë publikuar katër këngë të reja të reperit të ndjerë për të festuar ditëlindjen e tij të 22 -të: “Questions” (e njohur edhe si “Letter 2 Chinx”), “Run Down” (me G Herbo dhe OnPointLikeOP), “Money Man” (me Killa) dhe “Defiant” (me Dread Woo)) dhe TRAVI).

Related posts

Kaley Cuoco kërkon divorcin nga Karl Cook pas tri vitesh martesë

D V

As Rama dhe as Veliaj, Dua Lipa pati vizitën më të këndshme nga…

D V

2 muaj pasi u bë nënë, Eni Vasili i rikthehet punës dhe ekranit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com