Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dua Lipa publikon poza provokuese nga prapaskenat e xhirimeve të klipit të ri “Fever”

Zhurnal Ads

Këngëtarja Dua Lipa publikoi të premten bashkëpunimin e saj më të ri me artisten e njohur belge Angele.

“Fever” mban titullin kjo këngë, e cila përkthyer në shqip do të thotë “ethe”.

Kënga është pritur shumë mirë nga fansat, ndonëse është publikuar për momentin vetëm në versionin audio.

Së shpejti pritet të publikohet edhe klipi, xhirimet e të cilit janë kryer në Londër pak ditë më parë.

Ka qenë vet artistja Lipa, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi atraktive nga xhirimet e kryera me artisten belge.

Dua dukej mjaft provokuese në prapaskena, teksa shfaqej me një kostum transparent, duke vënë në pah linjat trupore.

“Momente të ëmbla gjatë provave të xhirimeve, por më e rëndësishmja ‘dëgjoni Fever’, më thoni çfarë mendoni”, ka shkruar 25-vjeçarja në mbishkrimin e fotografive.

Dua përndryshe nuk ka të ndalur së publikuari projekte muzikore, teksa albumi i saj “Future Nostalgia” i publikuar këtë vit, është albumi i parë më i dëgjuar sivjet në Spotify, i publikuar nga një artiste femër.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mozzik i bën dedikim prekës vajzës në ditëlindjen e saj të dytë: Para dy viteve isha tek dhoma e lindjes tënde, ti je krenaria ime

S.B.

Rita Ora duket elegante me pallto të zezë, ndërsa fotografohet pranë Range Rover-it të saj

admin

Princi William rezultoi pozitiv me COVID-19 në prill, e mbajti të fshehtë diagnozën

S.B.

MVJ publikon këngën e re “Mend Mind”

admin

Meghan Trainor në pritje të fëmijës së parë me Daryl Sabara

admin

“Njeriu im i preferuar”, Oriola Marashi dhe Eros Grezda të lumtur krah njëri-tjetrit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...