Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dua Lipa shfaq barkun e saj të tonifikuar para pasqyrës, ndërsa rrëmben vëmendjen me fotografitë provokuese

Dua Lipa ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një ‘selfie’ ku paraqitej kryesisht e zhveshur para pasqyrës të martën.

Ylli i popit publikoi fotografi të shumta në Instagram dhe Twitter duke përfshirë një pamje seksi të sajën me një bluzë të zezë dhe një palë mbathje që përputheshin me ngjyrën e bluzës.

Dua ngriti bluzën lartë për të treguar barkun e saj të sheshtë dhe të tonifikuar në pasqyrë, shkruan DailyMail.

“Liquorice Allsorts”, shkroi Lipa në mbishkrimin e këtyre fotografive për 59.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram dhe 7.1 milionë në Twitter.

Këngëtarja fituese e Çmimeve “Grammy” gjithashtu publikoi disa fotografi të qenit të saj të zi në prehrin e saj ndërsa hipte në një automjet me palma në sfond.

Dua tregoi në Instagram se po postonte fotografi nga Los Angeles.

Këngëtarja e hitit “New Rules” gjithashtu përdori një sipërfaqe me shkëlqim për të bërë një “selfie” të qenit të saj.

Dua kishte vënë syze dielli dhe kishte veshur pantallona të shkurtra ndërsa bënte foton së bashku me një maskë blu për fytyrën, në mes të pandemisë së coronavirusit.

Këngëtarja e lindur në Londër gjithashtu postoi një portret të qenit me bishtin e tij të dredhur dhe veshët e rrotulluar.

Dua Lipa është në një lidhje që nga qershori i vitit 2019 me Anwar Hadid, 21 vjeç, vëllai i vogël i modeleve Gigi dhe Bella Hadid.

Postime të ngjashme

Nelly dhe e dashura Shantel Jackson ndahen pas një lidhje të gjatë

D V

Lorena Haliti dhe i dashuri i saj me pushime në Shqipëri, shoqërohet me prezantuesen Alketa Vejsiu

D V

Dafina Zeqiri nis xhirimet e videoklipit të ri

D V

Derisa po shijon pushimet në Kep Merli, Dua Lipa: Nuk dua të largohem kurrë

D V

Xhensila Myrtezaj merr vëmendje me stilin unik në imazhet e reja

D V

Producentja Vjosa Berisha tregon se është diagnostikuar me kancer, ndërsa përçon edhe një mesazh

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...