Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dua Lipa sjell të tjera imazhe atraktive në bikini nga pushimet në Meksikë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e nisi vitin 2021 me disa ditë të mira pushimi në brigjet e Meksikës.

Ajo qëndroi bashkë me të dashurin, Anwar Hadid, dhe familjarët e saj, për disa ditë në Tulum, ku shijuan bregdetin në motin e ngrohtë që mbizotëron atje.

Dua ka publikuar shumë fotografi nga pushimet, teksa me njërën prej tyre pak ditë më parë mori vëmendje, pasi si emoji përdori një biberon dhe fytyrën e foshnjës, me çka bëri fansat të aludojnë për një shtatzëni të mundshme të saj.

Por teksa e mohoi spekulimin rreth shtatzënisë, Lipa ndau me ndjekësit së fundmi disa imazhe të tjera nga pushimet.

Ajo e nisi me një imazh, ku shfaqte trupin e saj të tonifikuar teksa pozonte në bikini të kaltra.

Më pas, këngëtarja shqiptare shfaqi edhe disa nga momentet e këndshme që ka shijuar me të dashurin në Meksikë, si dhe disa fotografi të tjera ku shfaqej duke kaluar çaste të këndshme me motrën e saj, Rinën.

Dua është kritikuar nga fansat për pushimet që zgjodhi t’i bëjë në nmjë kohë kur Mbretëria e Bashkuar ndodhet në izolimin e tretë, me rastet gjithnjë e në rritje të COVID-19.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale ia kujtuan Duas se si ajo dhe i dashuri i saj bënin thirrje për “të qëndruar” në shtëpi gjatë izolimit, teksa Anwar u pa vet dukje i thyer rregullat pas kthimit në Londër, ku u pa në shesh-xhirimin e një reklame, ndonëse duhej të karantinohej për 14 ditë pas kthimit nga Meksika.

Postime të ngjashme

Me bikini të zeza, Arta Nitaj vë në plan të parë hiret e saja dhe linjat për të cilat është e njohur

D V

U largua nga ‘Portokallia’, Lei Kraja tregon arsyet

D V

I shkroi gabimisht në Instagram, Shkurte Gashi zbulon se si nisi lidhja e dashurisë me Albert Limanin

D V

Erkand Qerimaj del i pari në baterinë B me 338 kilogramëve në dygarësh për peshën 81 kilogramë

D V

A e ngacmojnë vajzat Ledrin? Kjo është përgjigjja epike e Sarës

D V

Zaimina Vasjari la anash muzikën emërohet në postin e rëndësishëm të sektorit publik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...