Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dua Lipa zgjedh skuadrën e saj në FIFA 21, inkuadron tre futbollistët nga Kosova në formacionin e saj

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është pjesë e video-lojës më të re, FIFA 21.

Duke qenë pjesë e saj, ajo së fundmi ka përzgjedhur njëmbëdhjetëshen e saj në FIFA, ku ka inkuadruar dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës.

Bëhet fjalë për dy lojtarët e njohur shqiptarë: Milot Rashica dhe Amir Rrahmani.

Po ashtu pjesë e formacionit është futbollisti shqiptar që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka.

Ka qenë faqja e EA Sports FIFA ajo e cila ka publikuar formacionin e përzgjedhur nga vet këngëtarja Lipa.

“Mendoni se keni atë që duhet për të mposhtur skuadrën e Dua Lipës? Luani betejën e saj të veçuar të skuadrës tani në #FUT21 për një kohë të kufizuar”, thuhet në njoftimin e EA Sports FIFA në Twitter.

Të tjerë emra të njohur në formacionin e këngëtares janë: Alisson, Ferdinand, Van Dijk, Arnold, Saka, Phillips, Maradona dhe Aubameyang.

Postime të ngjashme

Ndahen “Golden Globes”, ja filmat që triumfuan këtë vit

S.B.

Derisa shijon shtatzëninë, Arbenita Ismajli publikon imazhe të realizuara më parë

S.B.

Rita Ora vë në pah të pasmet e formësuara me bikini, shijon plazhin në Australi

S.B.

Emrat e njohur të muzikës shqipe, pjesë e albumit të Meriton Ademit

S.B.

Amber Heard flitet të jetë larguar nga “Aquaman 2”, pasi peticioni për të arriti 1.8 milion nënshkrues

S.B.

“Atyre u duhen rep-artiste si unë”, Melinda mahnit me imazhet ku vë në pah fizikun e bujshëm

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...