Shqipëri

“Duam pagat tona”/ Dy protestues humbin ndjenjat gjatë përplasjeve në Uzinën e Ballshit

Zhurnal Ads

Dy naftëtarë kanë humbur ndjenjat dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, gjatë protestës së dhunshme në Uzinën e Ballshit.

Kujtojmë që ata protestuan sot për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Policia ka përdorur spraj për shpërndarjen e turmës.

Pas përplasjeve, kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar Sokol Dautaj doli në një deklaratë përpara naftëtarëve.

Ai tha se protestuesit nuk duan që Ballshi të kthehet si Beiruti kjo pasi pajisjet teknologjike dhe kimike që ndodhen në uzinë rrezikojnë të shpërthejnë në zjarr nëse nuk mirëmbahen

Ndërkohë protestuesit brohorasin njëzëri: “Duam lekët tona. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Nëse fëmijët bëhen si këta politikanë, harram ju qoftë. Hapni derën, ky është vendi jonë i punës, nuk kemi gjë me policët. Ne duam vetëm pagat dhe rifillimin e punës”. 

Postime të ngjashme

Basha publikon mesazhin e biznesmenit në Kombinat: Kemi rënie drastike të xhiros, jemi drejt falimentit

admin

Nisin lëvizjet në qeveri. Xhafaj hiqet si zv.ministër i Jashtëm dhe emërohet…

admin

Luzim Basha, altenativa politike dhe qeverisëse ndryshe dhe e duhura për Shqipërinë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...