Agjencia Zhurnal.mk

“Duam pagën e luftës, nuk kemi para për të mbajtur familjen”, tregtarët e Beratit dalin në protestë

Tregtarët e tregut industrial të Beratit janë duke protestuar sot para Bashkisë, pasi kërkojnë pagën e luftës.

Ata shprehen që prej 12 marsit kanë mbyllur bizneset e tyre dhe se nuk kanë me çfarë të mbajnë familjen.

“Kemi që prej datës 12 mars që kemi ulur qepenat, taksat të papaguara, siguracione të paguara, kërkojmë që të na jepet paga e luftës. Nuk kemi me para për të mbajtur familjen”, u shpreh një prej tregtarëve.

Një ditë më parë protestuan në Vlorë, tregtarët e tregut të Orizit, ku kërkuan pagën e luftës.

Tregu pranë ish-fabrikës së orizit në Vlorë është mbyllur javën e shkuar dhe pas një inspektimi të AKU dhe ISHSH Vlorë dhe me një vendim të komisionit të Mbrojtes Civile në kushtet e pandemisë, pasi sipas tyre nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitaire.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...