Dubai rrit tarifat e parkimit në zonat kryesore – çfarë mendoni për çmimet atje?

nga D V

Operatori publik i parkimit në Dubai, Parkin PJSC, ka njoftuar një rishikim të tarifave të parkimit në disa zona.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndryshimet ndikojnë tek shoferët në zona të tilla si Barsha Heights, Dubai Media City dhe Dubai Internet City.

Bëhet fjalë pë rarifat e përditësuara të parkimit për zonën F, që mbulon qendrat kryesore të biznesit dhe arsimit, duke përfshirë Knowledge Village, Dubai Media City dhe Dubai Internet City.

Tarifat e reja të parkimit janë si më poshtë:

Dh2 për 30 minuta (rreth 0.50 euro)

Dh4 për 1 orë (rreth 1 euro)

Dh8 për 2 orë (rreth 2 euro)

Dh16 për 4 orë (rreth 4 euro)

Dh32 për 24 orë (rreth 8.5 euro)

Si krahasohen këto ndryshime me normat e mëparshme?

Para këtij përditësimi, tarifat e parkimit në Zonën F ishin dukshëm më të ulëta:

Dh2 për 1 orë

Dh5 për 2 orë

Dh8 për 3 orë

Dh11 për 4 orë

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More