Duda Balje me set të ri fotografik, mahnit me stilin elegant

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është vënë jo pak herë në fokus të mediave për pamjen e saj të jashtme.

 

Ajo është shquar si një prej deputeteve më atraktive dhe elegante të parlamentit, me çka ka ndikuar që ajo të jetë mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, Balje ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin ka pozuar në një stil mjaft elegant dhe unik.

Foto: Labinot Gashi

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotografitë e këtij seti, në të cilin është shfaqur me një fustan të gjelbër me mëngë të gjata.

Me dukjen atraktive prej biondeje dhe flokët e kapura nga mbrapa, Duda është dukur mjaft tërheqëse në këtë fustan të dizajneres Diba Celina.

Foto: Labinot Gashi

Në një tjetër fotografi, deputetja e SDU-së mund të shihet në veshje të zezë, të kombinuar me një jelekë ngjyrë portokalli, i cili krijon një kombinim që i rri mjaft bukur përshtat.

Foto: Labinot Gashi

Fotografitë e këtij seti janë realizuar nga Labinot Gashi, teksa pëlqimet dhe komentet e shumta në rrjetet sociale nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve kanë qenë komplimente për dukjen e deputetes. /Telegrafi/

Foto: Labinot Gashi

Related posts

Më në fund, Adele publikon këngën e re “Easy On Me” pas gjashtë vitesh

D V

Arilena Ara dhe Dafina Zeqiri së shpejti vijnë me “Thirr Policinë”

D V

Diona Fona me poza atraktive në bikini nga pushimet në Bodrum

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More