Duhen reforma serioze dhe të nevojshme në drejtësi!

nga I.A

Shkup, 3 dhjetor – Plaga më e madhe e vendit dhe pika kyçe ku duhet të fokusohen reformat janë gjykatat, pra drejtësia. E pikërisht këtu po ndodhin gjëra që nuk duhet të ndodhin. Derisa në opinion është krijuar përshtypja se kushdo këdo që padit nuk ndodhë asgjë pasi kalon kohë e gjatë derisa procedohet lënda, e aq më larg deri në dhënie të ndonjë epilogu. E kjo përshtypje nuk është krijuar rastësisht, por si rast i përvojave të shumta. Pra, po flasim për një situatë të faktuar. Përse ndodhë kështu? Përshkak të numrit jo të mjaftueshëm të të punësuarve në gjykata, dhe në këtë situatë sërish vazhdon të ulet numri i të punësuarve. Kjo është paradoskale, shkruan Zhurnal.

Ulet numri i të punësuarve në gjykata, shumë lëndë, pak kuadër

Në pesë vitet e fundit, numri i gjykatësve në të gjitha gjykatat në vend është ulur për 25 për qind, ndërsa numri i prokurorëve publikë në nivel shtetëror për këtë periudhë është ulur për 8 për qind. Këtë tregon hulumtimi i organizatës “Të gjithë për gjykime të drejta”. Situata është më alarmante nëpër gjykata dhe e gjithë kjo rezulton me rritje drastike të numrit të lëndëve të mbetura.

“Me këtë hulumtim është konstatuar edhe se kemi rritje të numrit të rasteve, në përgjithësi, në gjykata dhe në prokuroritë publike. E tash, si edhe më parë, edhe në gjykata kjo rritje është mbi 80 për qind, kështu që mesatarja e rasteve që gjykatësi i ka pasur në mars 2020 është rritur për mbi 80 për qind, krahasuar me marsin 2024″, tha Lejla Tutiq, për Alsat, hulumtuese ligjore në “Koalicioni për gjykim të drejtë”.

Në rastin e prokurorëve publikë, rritja e numrit mesatar të punës në pesë vitet e fundit është më e ulët dhe arrin në 15 për qind. Krahas situatës me mungesën e gjykatësve dhe prokurorëve, hulumtimi ka konstatuar se në prokuroritë dhe gjykatat ka mungesë të nëpunësve profesionalë, ndërsa më shumë se dy të tretat e këtyre pozitave nuk janë plotësuar. Arsyeja më e zakonshme janë të ardhurat e ulëta.

“Duhet të rritet kompensimi financiar në emër të pagave për këto pozita në mënyrë që shpalljet që publikohen të jenë atraktive dhe të kemi kandidatë që do të aplikojnë për këto shpallje dhe në përputhje me rrethanat, ato shuma të rishikohen në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që këto shuma të përputhen me rritjen e standardit të jetesës”, tha Tutiq.

Në hulumtim sugjerohen masa urgjente në drejtim të rritjes së Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve në mënyrë që ajo të prodhojë më shumë kuadër duke ofruar kushtet e nevojshme.

Duhen reforma serioze dhe të nevojshme në drejtësi –

Pa qeverisje funksionale të së drejtës, Maqedonia e Veriut nuk mund të shpresojë për përparim në procesin e integrimeve evropiane, veçanërisht duke pasur parasysh se pika kyçe gjatë negociatave të cilat ende nuk kanë filluar është pikërisht kapitulli 23, gjyqësori dhe të drejtat e njeriut.  

Perceptimi aktual i sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut është pasqyrim i asaj për të cilin vlerësohet se është skajshmërish i partizuar, institucionet e drejtësisë nuk funksionojnë, thënë thjesht, gjyqësori nuk e kryen funksionin e tij si autoritet i tretë, pra si korrigjues i legjislativit dhe ekzekutivit. Prandaj nuk duhet të habitemi me besimin jashtëzakonisht të ulët i qytetarëve në sistemin e drejtësisë, i cili tashmë ka rënë nën katër për qind, që është një fakt shkatërrues për një vend. Prandaj, në plotësimin e kirtereve të Kopenhagës për anëtarësim në BE është e domosdoshme edhe adaptimi i ligjeve të vendit kandidat me ato të BE-së, e kjo praktikë pra merret nga vendet evropiane të zhvilluara.

Për Maqedoninë e Veriut fokusi në vitin 2024 duhet të jetë në reforma. Reforma të cilat para së gjithash janë dhe mbi të gjitha do të jenë me kërkesë të qytetarëve dhe interesave të tyre. Rruga përpara, intensiteti i atyre reformave dhe përparimi drejt BE-së tani varet nga ne.

Tani është momenti kur duhet të ndërlidheni në atë nxitje që ka ndodhur në vitin 2022 me fillimin e negociatave.  Prandaj, për të ecur para Maqedonia e Veriut është e detyruar që krahas gjitha reformave tjera të bëj edhe reformat e duhura dhe shumë të nevojshme në sektorin e gjyqësisë, fillimisht duke e departizuar pastaj duke e lejuar që të funksionojë pa presione politike, në mënyrë që të ketë kuptim të plotë si pushtet korrigjues. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More