Duhet kujdes maksimal gjatë blerjeve onlajn, mashtruesit janë aktivizuar!

nga I.A

Shkup, 13 nëntor – Me zhvillimin e hovshëm teknologjik dhe me dinamikën e kohës është krijuar një shprehi praktike që shumica e blerjeve të realizohen përmes formës elektronike. Që kjo metodë përkundër gjitha efektet pozitive që ka, duke filluar nga kursimi i kohës, shpenzimeve tjera për t’i parë gjërat në dyqane e të tjera, krijon hapësirë maksimale për mashtruesit. Blerjet onljan mund të bëhen edhe pa kryer pagesën përmes kartelave bankare, pra të zgjidhet pagesa manuale, kur merren gjërat produktet. Sepse, çdo regjistrim i të dhënave bankare krijon mundësi për keqpërdorimin e të njëjtëve nga “mafia digjitale”, shkruan Zhurnal.

Qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm gjatë e-blerjeve dhe menjëherë të paraqesin mashtrimin –

Qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, të kontrollojnë disa herë në e-platformat elektronike nëse produkti që shitet është i vërtetë dhe të konsultohen me personat të cilët kanë besim, mjekë, farmacistë,…, për të qenë të sigurt që ajo që blejnë është e sigurt për përdorim, apeloi sot ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me mashtrimet e shpeshta në internet, Andonovski theksoi se është shumë e rëndësishme në raste të tilla që qytetarët të paraqesin menjëherë në mënyrë që institucionet të intervenojnë shpejt.

Mashtrimi në internet, siç tha ministri, është një fenomen me të cilin përballen të gjitha vendet, ndërsa duke pasur parasysh se bëhet fjalë për platforma të pavarura si fejsbuk, instagram dhe tik-tok ndaj të cilave shtetet nuk kanë kontroll rregullator, patjetër duhet të kenë mënyra hibride apo “anësore” për t’u përballuar.

“Është shumë e rëndësishme që personat që janë abuzuar të raportojnë, por dhe personat, të quajtur influencerë, mjekë, personazhe publike,…, kur vërejnë se identiteti i tyre është vjedhur apo abuzuar, ata ta paraqesin në mënyrë që ne të mund të reagojnë menjëherë. Tashmë ekziston një fenomen i ri në instagram me formimin e profileve të rrejshme të personazheve publike. Kjo është diçka me të cilën përballemi të gjithë, por reagimi i shpejtë i institucioneve dhe platformave shtetërore lejon që ato profile të hiqen shumë shpejt. Mashtrimi në internet është një fenomen me të cilin përballen qytetarët në Maqedoni, por dhe në të gjithë Bashkimin Evropian. Ne mbetemi të hapur që qytetarët që të paraqesin kur kjo të ndodhë, por duhet të punojmë shumë më tepër në ndërtimin e aftësive njohëse dhe në këtë drejtim është qendra për një internet më të sigurt në të cilën po punojmë dhe që do të jetë një burim për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë, që të jenë në gjendje të njohin këtë lloj mashtrimi në internet”, theksoi Andonovski para fillimit të konferencës rajonale për e-tregti.

Keqpërdorimet me të dhënat personale –

Zakonisht keqpërdorimet më të mëdha ndodhin me qytetarët që janë më të shtyrë në moshë, pasi po të njëjtit përdorin rrjetet sociale, hynë në faqe të ndryshme, por jo mjaftueshëm janë të informuar për tu mbrojtur nga ndonjë keqpërdorim i mundshëm.

Raste të shpeshta ndodhin kur pranojmë emaile të ndryshme nga njerëz të panjohur me email të pa identifikuar, por që përbrenda emailit me përmbajtje manipulative, duke filluar me prezantim e pastaj me ofertë për bashkëpunim, apo të shpeshta janë rastet kur edhe bëhen lajthitjet të formave që keni një testament, keni fituar kaq para, e gjëra të tilla që në shikim të parë janë banale për gjeneratat e reja.

E kërkesa këtyre manipulatorëve kibernetik është që të dërgojnë të dhënat, një kartelë banke, një dokument identifikimi e gjëra të tilla që janë të nevojshme për t’i realizuar qëllimet e tyre. Prandaj, edhe është mëse e nevojshme mbi atë se çfarë publikojmë në rrjete sociale. Shpesh herë ndodhë që marrja e patentë shoferit të publikohet në rrjete sociale si shenjë gëzimi pa mbuluar as një të dhënë personale, që është gabim trashanik dhe nuk duhet përsëritur sepse gjasat maksimale janë për një keqpërdorim të mundshëm.

Përmes, një fotoje të dokumentit të identifikimit ka raste që persona të ndryshëm në emër të huaj kanë tërhequr edhe kredi bankare, ose përmes blerjeve online janë marrë numrat e kartelave dhe pastaj janë tërhequr të holla në masë të madhe.

Ligji i Mbrojtjes së të Dhënave Personale rregullon mbrojtjen e të dhënave personale si liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve dhe veçanërisht të drejtat e privatësisë në lidhje me përpunimin e tyre.

Kujtojmë që, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës më 26 prill të vitit 2006 vendosi çdo vit 28 janari të festohet si Ditë e mbrojtjes së të dhënave personale. Në këtë ditë është hapur për nënshkrim Konventa 108 për mbrojtjen e personave gjatë përpunimit automatik të të dhënave personale të KE-së dhe më shumë se 30 vite është themel për mbrojtjen e të dhënave personale  në Evropë dhe më gjërë. Dita e mbrojtjes së të dhënave personale sot festohet globalisht edhe jashtë Evropës dhe është e njohur si Dita e privatësisë. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More