Agjencia Zhurnal.mk

“Duhet të shkoni, koha juaj ka përfunduar këtu” – Van Persie zbulon përplasjen që kishte me Van Gaalin te Unitedi

Robin van Persie është rikthyer të flasë për largimin e tij nga Manchester United para pesë vite më parë.

Derisa po kalonte në vitin e tij të fundit në Old Trafford, Louis van Gaaal i kishte thënë atij se duhet të largohet dhe koha e tij kishte përfunduar.

Unitedi e kishte transferuar sulmuesin holandez për 25 milionë euro nga Arsenali në verën e vitit 2012, mirëpo në vitin 2015 ishte larguar.

“Kisha një bisedë me Louis van Gaalin dhe ai më tha: Në rregull Robin, rrugët tona do të ndahen. Unë jam trajneri dhe ti je lojtari – duhet të largoheni, koha juaj këtu ka përfunduar”, ka thënë Van Persie.

“Unë isha si: ‘Po, por unë ende kam kontratë me klubin?’ Ai më tha: Nuk më intereson”.

“E dija se do të largohesha nga Unitedi, mirëpo jo në atë mënyrë, pasi më lëndoi dhe në klub kishin harruar që së bashku e kishim fituar titullin!, ka shtuar më tej Van Persie.

Holandezi kishte kaluar 11 vite në Angli, mirëpo më pas u largua për të kaluar në Turqi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...