Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Duke ecur përgjatë plazhit, një grua nga Tajlanda gjeti diçka e cila doli të ishte me vlerë 260 mijë dollarë

Një grua e lumtur nga Tajlanda gjeti një grumbull të vjellash balene me vlerë  260 mijë dollarë, ndërsa ecte në plazh.

Siriporn Niamrin, 49 vjeç, ishte duke ecur përgjatë plazhit pas stuhisë kur vuri re një gungë të çuditshme që deti kishte hedhur në breg.

Kur ajo shkoi për të parë se për çfarë bëhej fjalë, vuri re një erë të fortë peshku.

Një gungë me peshë shtatë kilogramë, 30 centimetra të gjerë dhe 60 centimetra të gjatë, ajo mori në shtëpi duke menduar se mund të ishte në gjendje ta shiste atë, dhe doli se kishte të drejtë.

Doli se ajo gjeti një grumbull të vjellash balene të tharë, i njohur gjithashtu si ambergris, vlera e të cilit vlerësohet në 260,000 dollarë amerikanë, transmeton Telegrafi.

Siriporn aktualisht po pret të vizitohet nga ekspertët të cilët duhet të konfirmojnë se është ambergris i vërtetë, një përbërës i rrallë që përdoret në prodhimin e parfumeve.

“Nëse rezulton të jetë një ambergris i vërtetë, unë do ta shes atë për të ndihmuar komunitetin në të cilin jetoj. Jam e lumtur që gjeta një copë kaq të madhe. Unë e mbaj atë të sigurt në shtëpinë time”, tha Siriporn.

Ambergris prodhohet nga balenat kur kanalet e tyre biliare në traktin tretës krijojnë sekrecione për ta bërë tretjen më të lehtë për objektet e mëdha ose të mprehta. Balenat më pas vjellin mukusin, i cili ngurtësohet dhe noton në gunga në sipërfaqen e detit, sipas Daily Mail.

Postime të ngjashme

Fotografi me bikini dhe kujtime nga fëmijëria – Rita Ora mahnit me një seri imazhesh të publikuara së fundmi në Instagram

R Zh

Fansat e DMX po bëjnë homazhe pranë spitalit ku reperi ndërroi jetë

S.B.

Rita Ora duket tërheqëse me xhaketë të bronztë, ndërsa avullon zërin para performancës sësaj ‘live’

S.B.

Scott Disick dhe Amelia Hamlin shihen duke bërë blerje në një dyqan argjendarish në Miami

S.B.

Khloe Kardashian vjen me paraqitje atraktive, pasi dolën fotografi të saj pa ‘photoshop’

S.B.

Me një tjetër fotografi tërheqëse, Linda Halimi vë në pah format e lakmueshme të trupit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...