Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dukiq: Lajmet e rreme ndikojnë dukshëm ndaj vaksinimit kundër Kovid-19

Shkup, 3 prill – Postim i rremë i drejtorit të Klinikës për pulmologji, prof. dr. Dejan Dukiq lidhur me gjendjen me Kovid-19, në të cilin gjoja bënte thirrje që të gjithë që qëndrojmë në shtëpi dhe se nuk ka asnjë vend të lirë në spitalet, është ndarë në rrjetet sociale, e për të cili më vonë vetë Dukiqi tha se është dezinformatë dhe se ka denoncuar në polici, lajme për VIP vaksinim të ministrave, të cilët disa herë ishin përgënjeshtruar nga përfaqësuesit qeveritarë, thirrje e rrejshme për vaksinim të anëtarëve të LSDM-së janë vetëm një pjesë e valës së informacioneve të pavërteta që kanë të bëjnë me pandeminë me të cilat është bombarduar opinioni në ditët e shkuara.

Virusi, që vitin e kaluar e kaploi botën dhe që shkaktoi ndryshime drastike në jetesën e përditshme të njerëzve rezultoi me fenomenin e infodemisë, sëmundje nga informacionet e rrejshme, që shkaktojnë panik dhe frikë te qytetarët. Nga krijimi laboratorik i virusit, deri te ndërlidhja e tij me rrjetin 5G, përmes pohimeve se një ose grup shtetesh, por ndonjëherë edhe se një njeri ose organizatë duan të sundojnë botën, duke i vendosur popullatës çipa përmes vaksinave për Kovid-19 është pjesë e narrativit të rrejshëm me të cilin përballemi që nga fillimi i pandemisë.

Ditëve të fundit është aktual vaksinimi, pasi që pas mbërritjes së sasisë së parë më të madhe të vaksinave, autoritetet paralajmërojnë edhe fillimin e imunizimit masiv të popullatës.

Për ndikimin e lajmeve të rrejshme mbi gatishmërinë e qytetarëve që të vaksinohen biseduam me Simeon Dukiq nga Instituti për dialog strategjik, i cili para do kohë zbatoi hulumtim për gjendjen me lajmet e rrejshme që kanë të bëjnë me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Në hulumtimin janë përfshirë më shumë tema që janë të lidhura me dezinformatat dhe Kovid-19, ndërsa vaksinimi është njëri prej tyre. Dukiqi thekson se lajmet e rrejshme kanë rol të konsiderueshëm në vendimin e qytetarëve për të pranuar vaksinën kundër Kovid-19.

Pjesa dërmuese e qytetarëve të Maqedonisë, gjegjësisht 55 për qind, sipas hulumtimit me siguri nuk do të vaksinohen nëse u ofrohet vaksina.

“Interesante nga gjetjet tona është të shihet se në përgjithësi burrat janë më të sigurt se do të ishin vaksinuar sesa gratë, ndërsa gjithashtu edhe shqiptarët etnik në masë më të madhe do të ishin vaksinuar sesa grupet tjera etnike në shtet. Meqë tani e fillojmë procesin e imunizimit masiv është e mundshme që përqindja e qytetarëve që nuk do të vaksinohen të jetë i ndryshuar për shkak të lajmeve të mëdha të rrejshme që qarkullojnë në periudhën e kaluar”, thekson Dukiqi.

Kanë përcaktuar edhe atë se te qytetarët të cilët kanë mundur ta dallojnë saktësisht arsyen e shfaqjes së Kovid-19 janë më të mëdha gjasat se do të vaksinohen sesa te ata që nuk mund ta përcaktojnë arsyen legjitime, thekson Dukiqi.

Në çdo 100 qytetarë në shtet, 12 mund të dallojnë arsyen për shfaqjen e virusit korona, derisa 88 nuk mund ta bëjnë këtë, tregojnë rezultatet e hulumtimit. Prej atyre 12 që munden, tetë do të ishin vaksinuar, që është rreth 67 për qind, derisa katër nuk do të ishin vaksinuar.

Nga ata qytetarë që nuk mund ta dallojnë saktësisht arsyen, 37 do të ishin vaksinuar (rreth 42 për qind), derisa 51 nuk do të ishin vaksinuar.

“Ndonëse dezinformatat rreth arsyeve për shfaqjen e virusit korona nuk janë kyçe për atë nëse ndonjë qytetar do të vaksinohet, të dhënat tona tregojnë se megjithatë kanë korrelacion të rëndësishëm me vendimin e tyre, shprehet Dukiqi.

Kanë konstatuar tri arsye kryesore për shkak të cilat qytetarët nuk do të ishin vaksinuar – vaksinat janë të pasigurta (38 për qind), vaksinat nuk funksionojnë (29 për qind) dhe vaksinat përdoren për ndjekje dhe kontroll masive të popullatës (17 për qind).

“Këto tre narrative janë kyçe dhe me qëllim që të rritet niveli i njerëzve që do të ishin vaksinuar duhet punuar në rritjen e vetëdijes se vaksinat janë të sigurta dhe funksionojnë”, theksoi Dukiqi.

Qytetarët e Maqedonisë në masë të madhe u nënshtrohen dezinformatave, veçanërisht lidhur me prejardhjen e virusit korona

Hulumtimi i Institutit për dialog strategjik për ndikimet e dezinformatave lidhur me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut është zbatuar në tetor të vitit 2020, ndërsa rezultatet e fituara kanë treguar se qytetarët e Maqedonisë në masë të madhe u nënshtrohen dezinformatave, veçanërisht lidhur me arsyen për shfaqjen e virusit korona.

Siç sqaroi Dukiqi për MIA më pak se një prej pesë qytetarëve ose 12 për qind, të cilët jetojnë në shtet mund të përcaktojnë saktësisht arsyen rreth shfaqjes së pandemisë.

“Vërejtëm se kjo gjetje është e përpiktë nëpër të gjitha grupet demografike, gjini, moshë, përkatësi etnike, nivel i arsimimit, etj, përveç me vendin, rajonin e jetesës. Të dhënat tona tregojnë se qytetarët të cilët jetojnë në rajonin verilindor, lindor dhe juglindor të shtetit kanë aftësi më të vogël për ta identifikuar saktësisht arsyen për shfaqjen e virusit korona krahasuar me qytetarët e pjesëve të tjera të shtetit. Ndonëse hulumtimi është zbatuar në tetor të vitit 2020, nuk kam arsye të besoj se nëse sot zbatohet i njëjti se rezultatet do të ndryshojnë në ndonjë masë të konsiderueshme”, konsideron Dukiqi.

Sqaroi se hulumtimi është bërë me kampion reprezentativ të qytetarëve, të stratifikuar në më shumë grupe demografike dhe proporcional me numrin e njerëzve që jetojnë në secilin rajon.

Televizioni burimi kryesor i informacioneve për pandeminë, mesatarisht një qytetar merr informacione prej tri mediave

Qytetarët për gjendjen me pandeminë, më së shumti janë të informuar nga televizionet, në vendin e dytë janë mediat sociale, më pas janë portalet dhe gazetat.

“Sipas gjetjeve tona, numri më i madh i qytetarëve, 94 për qind i marrin informacionet rreth pandemisë përmes televizionit, pas çka vijojnë mediat sociale me 66 për qind dhe mediat vendore – gazetat dhe ueb portalet me 63 për qind. Në mesatare një qytetar merr informacione prej tri mediave”, shprehet Dukiqi.

Hulumtimi tregon se kjo shifër rritet me nivelin e rritur të arsimit dhe moshën e secilit qytetar – përveç grupmoshës 60 vjeçe.

“Është interesante të shikohet se një pjesë shumë e madhe e qytetarëve i marrin informacionet e tyre nga mediat më të mëdha, mejnstrim, ku lajmet në masë të madhe janë të kontrolluara dhe vijnë prej burimeve relevante. Kjo gjetje ngritë pyetjen – nëse pjesa më e madhe e mediave që qytetarët i ndjekin japin informacione të kontrolluara, pse nuk arritën ta përcaktojnë saktësisht arsyen për shfaqjen e virusit? Gjë që ka ndikim kyç në të menduarit e tyre, diturinë për shfaqjen e Kovid-19 nëse këto nuk janë mediat prej ku i marrin informacionet në këtë temë?”, thekson Dukiqi.

Teoria më e përfaqësuar e komplotit është se virusit është arratisur nga laboratori, zbehen ato për 5G dhe ato që shprehen se “virusi nuk ekziston”

Dezinformatat dhe lajmet e rrejshme nuk janë fenomen i ri, por risi në dhjetë vitet e kaluara është mënyra në të cilën ato përhapen në mënyrë të përshpejtuar përmes veglave të reja digjitale, që i posedojnë numri më i madh i qytetarëve.

Duke marrë parasysh faktin se është vështirë të monitorohet çdo lajm i rrejshëm që do të dalë, Institutit në hulumtimin është orientuar drejt përcaktimit të asaj se cila nga përmbajtjet më të mëdha dezinformuese në nivel botëror janë pranuar nga qytetarët në shtetin tonë.

Sipas gjetjeve në hulumtimin, pjesa më e madhe e qytetarëve besojnë se virusi është krijuar nga njerëzit dhe u ka ikur nga laboratori (43 për qind). Më pas vijojnë supozimet se pandemia është komplot ndërkombëtar i kryesuar nga një shtet i huaj (28 për qind), e pas këtij vjen supozimi se virusi korona është komplot ndërkombëtar i kryesuar nga një person ose organizatë e huaj (24 për qind).

“Përveç kësaj, është me rëndësi të përmendet se një pjesë e dezinformatave që qarkullonin në fillim të pandemisë, siç është supozimi se Kovid-19 nuk ekziston ose se arsyeja kryesore për shfaqjen dhe përhapjen e virusit korona është rrjeti 5G, tashmë nuk kanë ndikim të madh te qytetarët. Vetëm 5 për qind konsiderojnë se virusi korona nuk ekziston, derisa 13 për qind besojnë se kriza është filluar nga rrjetet 5G”, deklaroi Dukiqi për MIA-n.

Ai bëri të ditur se në hulumtimin kanë marrë të dhëna se qytetarët maqedonas kanë nivel më të madh të vetëbesimit në aftësinë e tyre se mund të dallojnë lajm të rrejshëm rreth virusit korona.

Shtatëdhjetë e dy për qind e pjesëmarrësve në hulumtimin kanë deklaruar se janë të sigurt në aftësinë e tyre për të përcaktuar lajme të rrejshme.

“Ky vetëbesim është më i lartë te qytetarët me nivel më të lartë të arsimit, ndonëse rezultatet tregojnë se vetë niveli i arsimit te një individ nuk është kyç për atë nëse ai/ajo mund të identifikojë një lajm të rrejshëm. Megjithatë, sipas meje, ky vetëbesim është i pabazë sipas gjetjeve që i morëm rreth arsyeve për shfaqjen e Kovid-19 nga qytetarët e lartpërmendur”, theksoi Dukiqi.

Lidhur me atë nëse kanë përcaktuar se disa grupe të caktuara u nënshtrohen lajmeve të rrejshme për pandeminë ose ata afektojnë secilin në mënyrë të barabartë, Dukiqi shprehet se në përgjithësi të gjithë qytetarët janë të përfshirë dhe të nënshtruar ndaj këtij fenomeni në mënyrë të barabartë. Dallim ka te disa grupe të caktuara në aspektin e saj se në çfarë lajme të rrejshme besojnë.

“Për shembull, numri më i madh i qytetarëve që janë më të moshuar besojnë se pandemia është dënim nga Zoti, krahasuar me gjeneratat më të reja. Ngjashëm, qytetarët me nivel më të ulët të arsimit besojnë se Kovid-19 është dënim nga Zoti krahasuar me qytetarët me arsim më të lartë të arsimit. Ka mjaft shembuj të këtillë që mund t’i numëroj, por kyçe është të përmendet se lajme të ndryshme të rrejshme kanë ndikim të ndryshëm mbi grupe të ndryshme në bazë të paragjykimeve personale dhe anshmërive. Megjithatë, kur flasim në përgjithësi për nënshtrimin ndaj dezinformatave, sipas hulumtimit tonë , lajmet e rrejshme në shkallë të lartë ndikojnë në mënyrë të barabartë te të gjitha grupet socio-demografike në shtetin tonë”, theksoi Dukiqi.

Shton se ndikimi i lajmeve të rrejshme dhe teorive të komplotit do të jetë ndryshe te secili qytetar, në bazë të llojit të dezinformacioneve që i konsumojnë. Thekson se ndikimi mund të jetë abstrakt, për shembull lidhur me atë se si e kuptojnë botën, ndërsa mund të jetë edhe praktike, lidhur me atë nëse do të vaksinohen ose jo.

“Njëra prej gjërave që ishte me rëndësi të jashtëzakonshme për ne si pjesë e hulumtimit ishte gjetja rreth ndikimit të dezinformatave në marrëdhëniet mes bashkësive të ndryshme në shtetin tonë. Mua personalisht më vjen mirë që dezinformatat që ishin dedikuar për të nxitur tensione mes grupeve të ndryshme nuk arritën sukses në masë të madhe, meqë pjesa më e madhe e qytetarëve besojnë se marrëdhëniet nuk kanë ndryshuar si rezultat i lajmeve të rrejshme”, konstaton Dukiqi në bisedën për MIA-n.

Postime të ngjashme

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

Lazim Destani bën gjestin e madh në kohë pandemie

R Zh

Zëdhënësi i qytetit të Shkupit i reagon opozitës shqiptare: Një punë që shihet, kallauz nuk do

R Zh

Editorial: Themelimi i partisë së re nga Cërvenkovski, bie qeveria “Zaev2”!

R Zh

Snezhana Kaleska Vançeva: Të mos harrojmë se më 27 prill u sulmua parlamenti, dhoma më e lartë ligjdhënëse

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...