Dumfries flet për aventurën italiane: Te Interi kam ardhur të fitoj trofe

Denzel Dumfries ka shkëlqyer me Interin në përballje me Bolognën.

Kampioni në fuqi i Italisë ka marrë një fitore të thellë 6-1 ndaj Bolognës në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.

Holandezi ka bërë paraqitje të madhe, duke qenë i pakalueshëm në mbrojtje dhe duke kontribuar me një asistim në golin e shënuar nga Lautaro Martinez.

25-vjeçari iu bashkua këtë verë Interit, derisa është shumë i lumtur me aventurën italiane.

“Ishte debutimi dhe ta bësh asistim është gjë e veçantë. Ndihem shumë mirë këtu dhe po më ndihmojnë të gjithë që nga De Vrij i cili më ndihmon të përshtatem e deri te të tjerët që i falënderoj”, deklaroi Dumfries.

Tutje anësori deklaroi se te Interi ka ardhur për të fituar trofe, derisa ka falënderuar tifozët për mikpritjen.

“Tifozët më pritën me ngrohtësi dhe po përpiqem të mësoj italisht, por janë terma të futbollit kryesisht ato që kam fiksuar më shumë”.

“Dua të fitoj trofe me Interin. Një ndeshje e tillë më duhej sepse paraqitje të tilla më japin besim duke pasur parasysh që nuk jam stërvitur me PSV-në. Jam i lumtur këtu”, deklaroi anësori holandez. 

Related posts

Chelsea po mendon transferimin e mbrojtësit holandez Timber

D V

Konfirmohet orari i saktë i dy xhirove të para në Serie A

D V

Zyrtare: Bayern Munichu ‘blindon’ Leon Goretzkan me kontratë afatgjate

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More