Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Dumoshi: Mikullovci ka lënë zbrazëti të madhe, ai ka sjell shumë humor dhe gëzime në televizionet tona

Sot (e martë) ndërroi jetë aktori i mirënjohur kosovar, Adem Mikullovci.

Ngushëllime për humbjen e tij kanë shprehur figura të shumta nga arti e politika.

Me këtë rast, Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka bërë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ministrja Dumoshi bën homazhe për Adem Mikullovcin pranë Teatrit Kombëtar

Në një prononcim për media para teatrit, Dumoshi tha se aktori Mikullovci ka lënë një zbrazëti të madhe në artin shqiptar.

“Unë kam qenë me familjen e tij sot dhe për shkaqe të pandemisë ne në këtë mënyrë po mundohemi ta organizojmë. Do të jetë një zbrazëti shumë e madhe. Ne do ti kujtojmë dhe detyra jonë është që për këta njerëz që dhanë kontribut për artin, gjenerata që do të vijnë të mësojnë për kontributin e tyre”, ka thënë ajo.

“Adem Mikullovvi njihet edhe si politikan i njohur në kohë të vështira të viteve 90 dhe si deputet i kuvendit. Ai na ka sjellë shumë humor dhe gëzime nëpër televizione tona”, shtoi ministrja Dumoshi.

Ajo njëherësh ngushëlloi të gjithë komunitetin artistik dhe familjen e tij.

Postime të ngjashme

Policia me masa të ashpra për të parandaluar përhapjen e pandemisë

N E

Vjosa Osmani për ‘The Irish Times’: Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid

N E

BE: Dialogu duhet të jetë prioriteti më i rëndësishëm i Kosovës

N E

14 të vdekur nga coronavirusi dhe 701 raste pozitive për 24 orë

S.B.

Kosnett dhe ministri Mehaj: Të intensifikohet bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

S.B.

Kurti ua shpalos programin shefave të BE-së, Szunyog: Do ta përkrahim qeverinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...