Durmishi: Për vitin 2025 përcaktohet kuota prej 10.000 leje pune për të huajt

nga D. V.

Shkup, 15 maj – Vendi ynë i sheh migrantët jo vetëm si fuqi punëtore, por si bartës të njohurive, përvojës, shkëmbimit kulturor dhe potencialit ekonomik. Përfshirja e rregulluar e punëtorëve të huaj kontribuon në rritjen e produktivitetit, zhvillimin e industrive që kërkojnë punë intensive dhe stabilizimin e punësimit, theksoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në konferencën rajonale për migrimin e fuqisë punëtore që po mbahet në Budvë, në organizim të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe institucionet partnere nga rajoni.

Nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës sot njoftuan se Durmishi ka mbajtur një panel diskutimin në të cilën me homologët nga rajoni është diskutuar për perspektivën rajonale për migrimim e fuqisë punëtore në Ballkanin Perëndimor.

“Që migrimi i fuqisë punëtore të jetë i suksesshëm, ai duhet të shoqërohet me politika sociale dhe integruese. Kjo do të thotë mbrojtjen e të drejtave të punëtoreve, luftën kundër diskriminimit, respektimin e dallimeve kulturore dhe sigurimin e qasjes së barabartë në informacion dhe institucione”, tha ministri Durmishi.

Shtoi se në Maqedoninë e Veriut në përputhje me Ligjin për Punësimin dhe Punën e të Huajve, sigurohet një mekanizëm ligjor i qëndrueshëm dhe i qartë, përmes të cilit punëtorët e huaj mund të përfshihen në ekonominë e vendit tonë, gjithmonë në përputhje me nevojat dhe standardet e brendshme. Ligji, theksoi Durmishi, parashikon vendosjen e një kuote vjetore për lejet e punës, e cila nuk duhet të kalojë 5 për qind të popullsisë së përgjithshme të punësuar në vend.

Sipas ministrit angazhimi i Qeverisë është të krijojë një ambient ku të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë në mënyrë legale në vendin tonë do të ndihen të sigurt, të respektuar dhe të mbështetur.

“Migrimi i punës paraqet mundësi për rritje ekonomike për çdo vend – por vetëm nëse menaxhohet me mençuri, me respekt për të drejtat e njeriut, me një vizion për të ardhmen dhe me gatishmëri për të bashkëpunuar. Qëllimi ynë është i qartë – të ndërtojmë një shoqëri në të cilën migrimi i fuqisë punëtore nxit rritjen, do t’i lidh njerëzit dhe  do të krijojë një të ardhme të përbashkët stabiliteti, zhvillimi dhe dinjiteti. Vendi ynë mbetet i hapur për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Besojmë se përmes planifikimit të përbashkët dhe harmonizimit të rregulloreve, mund të mundësojmë qarkullimin e aftësive, të mbështesim inovacionin dhe të zvogëlojmë ekonominë gri”, përfundoi ministri Durmishi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More