Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Durrës/ Lëvizte me makinën e vjedhur, arrestohet autori

Durrës – Një person është arrestuar për shkak se akuzohet për vjedhje. I arrestuari është G. S., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u ndalua në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një mjet tip “Toyota”, me drejtues shtetasin F. S., për kontroll dokumentacioni.

Pas verifikimeve rezultoi se ky mjet ishte vjedhur rreth orëve të para të mëngjesit në një pikë shitje të automjeteve në Shijak, në pronësi të shtetasit D. P., i cili kishte bërë kallëzim për mjetin e vjedhur.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt por dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë ndaluar në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një mjet tip “Toyota”, me drejtues shtetasin F. S., për kontrroll dokumentacioni.

Pas verifikimeve rezultoi se ky mjet ishte vjedhur rreth orëve të para të mëngjesit në një pikë shitje të automjeteve në Shijak, në pronësi të shtetasit D. P., i cili kishte bërë kallëzim për mjetin e vjedhur.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi G. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Aksident në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, makina përplas 4-vjeçarin

S.B.

71-vjeçari humb jetën pasi që humbi kontrollin ndaj motoçikletës

S.B.

Sanksionohen 305 motoçiklistë në gjithë territorin e vendit

S.B.

Pesë persona për pesë ditë dhunojnë një femër në Prishtinë, e detyrojnë të konsumoj substanca narkotike

S.B.

Tiranë/ Kërcënoi se do të vetëvritej, burri zbret nga godina e “Muzeut Kombëtar”

S.B.

“Taksisti” çon në pranga 4 persona! Si tentuan të arratisen dy poseduesit e 900 gr kokainë, në Durrës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...