Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Durrës: Qëllohet me armë 36-vjeçari në mes të natës

Një 36-vjeçar është qëlluar me armë nga shtetasi G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

Rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 40-vjeçari ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi E. T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Postime të ngjashme

Digjet një shtëpi në Shkup

R Zh

Arsyet pse Partia Demokratike kërkon rivotim në 9 qarqe në Shqipëri

N E

Shqipëria regjistron 57 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

Koalicioni (ABEOK) ka bërë kërkesë ankimore në KQZ, kërkojnë që të pajisen me vendimin për votimin e shqiptarëve jashtë vendit

N E

Edi Rama: Janë kryer 600 mijë vaksinime anti Kovid në të gjithë vendin

N E

Juventus i dërgon një fanellë Edi Ramës me numrin tre, në shenjë urimi për mandatin e tretë të fituar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...