Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Durrës/ Shpërndante heroinë, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar i cili posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike është arrestuar nga blutë e Durrësit.

Po ashtu u sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike heroinë, 3 aparate celular dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, si dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr. 8, Durrës, shtetasin G. T., i cili në momentin që konstatoi Policinë tentoi të largohej, por u kap dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës.

Në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 45 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe 3 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njofton policia.

Postime të ngjashme

Deklarata shokuese e Xhelal Mziut: Kemi ngritur grupet tona dhe çdo person i dyshimtë do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit

S.B.

Karantina për emigrantët nga Greqia, reagon Meta: Mbështes plotësisht gjetjet e Avokatit të Populli. Të anulohet çdo vendimmarrje

S.B.

Dita e fundit e fushatës elektorale/ Rama shfaq dokumentarin për veten, nga kujtimet si ministër i Kulturës tek vitet si kryeministër: Për çmimin e suksesit, ‘gjak, djersë dhe lot’

S.B.

Një ditë deri më 25 prill/ Basha shfaq videon nga ‘100 dështimet’: Edi Rama premtoi legalizime falas, dështoi

S.B.

Mitingu përmbyllës i PS, Vojo Bregu denoncon

S.B.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Rama komenton ngjarjen e rëndë në Elbasan

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...