Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Durrësi mezi po pret ndryshimin më 25 prill”, Igli Cara: Qyteti bregdetar po bëhet i pajetueshëm, paratë e investimeve janë bërë beton

Kandidati i PD-së për Durrësin, Igli Cara, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News 24” deklaroi se qyteti bregdetar mezi po pret ndryshimin më 25 prill.

Cara thekson se qyteti ku ai kandidon po bëhet gjithnjë e më i pajetueshëm, duke shtuar se paratë e investimeve janë bërë beton. Ai shton se PD në qeveri do të ndryshojë qytetin e Durrësit dhe Shqipërinë.

“Dua ta nis me një urim për të gjithë besimtarët e Ramazanit, duke uruar të gjithë myslimanët. Pavarësisht se në fushatë ne duam që të ruhen masat ndaj koronavirusit, qytetarët janë të paduruar në mbështetjen që na japin. Qytetarët e Durrësit kanë ndjerë të gjithë peshën e kësaj qeverie. Kjo qeveri ka dështuar në çdo fushë.

Shqiptarët janë më të varfër se para tetë vitesh. Pensionistët ndihen të lënë pas dore. Durrësi mezi po pret ndryshimin më 25 prill. Qyteti po bëhet një qytet i pajetueshëm. Paratë e investimeve janë bërë beton. Ne do të bëjmë ndryshimin, e bëhet fjalë se do bëjmë ndryshime për të gjithë durrsakët. Premtimet tona do të mbahen e pagat do të rriten, paratë do të gjenden tek korrupsioni në qeverinë aktuale”, deklaroi Cara.

Postime të ngjashme

Manastirliu: Mbi 600 mijë vaksinime të kryera, të cilat mbi 200 mijë me dy doza

S.B.

Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, përballet për herë të parë me kritikët

S.B.

Qendër e re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh, pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit [foto]

S.B.

Luftimet në Izrael, goditje raketash pranë ambasadës shqiptare. Reagimi: Kjo situatë duhet të marrë fund

S.B.

Nga nesër do të mbyllet kalimi i makinave në njërin tub të tunelit të Kërrabës, zbuloni arsyen

S.B.

“Refuzon transparencën mbi 25 prillin”- Juristi i PD-së i drejton dhjetë pyetje publike KAS-it

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...