Shkup, 22 qershor – Pas një zhurme të madhe e të koordinuara nga Fronti Evropian mbi çështjen e legjitimitetit gjithçka mori fund. Në këto temperatura të nxehta ku jemi fut edhe në fazën e verdh për Frontin Evropian deklarata e ambasadores amerikane ishte një dush i ftohtë i papritshëm edhe i pakënaqshëm. Dëshpërimin e të kaluarit në opozitë BDI e ngushëllonte vetën me temën e legjitimitetit, dhe sikurse gjatë vite BDI ka qëndruar në pushtet me “aminin” e amerikanëve. Por, tani deklarata e ambasadores amerikane në Shkup, Angela Aggeler, se nuk ka asnjë detyrim ligjor që BDI të jetë pjesë e pushtetit shkatërroi gjithë kullën e BDI-së të ndërtuar me vite të tëra, shkruan Zhurnal.
Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë pjesë e pushtetit –
Ambasadorja Amerikane në vend Agela Ageler thotë se nuk ka detyrim ligjor që Fronti Evropian të jetë pjesë e qeverisë, sipas saj, mandatari vendos se cilin koalicion do të merr për partner qeveritarë.
Ambasadorja amerikane Angela Ageler në intervistë për “360 gradë”, foli edhe për vendimin e VMRO-DPMNE -së që në qeveri për partner të merr Vlenin dhe jo “Frontin Evropian” që kishte epërsi të votave. Ageler tha se është vendim I mandatarit që të zgjedh se cilën parti të merr në koalicion dhe për këtë sipas Ageler nuk ka detyrim ligjor.
“VMRO-DPMNE zgjodhi partnerin “VLEN”, i cili po ashtu është koalicion, ashtu si “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI. Për këtë kam biseduar me një numër zyrtarësh të BDI-së dhe nuk ka as obligim ligjor se me kë do të bëhet koalicion. Partia që fitoi zgjedhjet pati mundësinë dhe zgjodhi të krijojë një koalicion me grupet minoritare në vend. Është me rëndësi të madhe sepse ajo që i bën të dyja vendet tona kaq të pasura është diversiteti, grupet dhe komunitetet e ndryshme etnike dhe ajo që ato sjellin në demokracitë tona. Prandaj, jam e kënaqur që qeveria është e përbërë nga grupe të ndryshme dhe nuk ka asnjë detyrim ligjor që BDI-ja t’i bashkohet qeverisë”, tha Ageler.
Kjo deklaratë e Aggelerit ndikoi dukshëm në zgjimin e BDI-së nga gjumi dhe kthimi në realitetin e dukshëm që për partnerët e qeverisë vendos mandatari dhe nuk ndikohet nga dëshirat e partive politike.
BDI duhet ta ndjek shembullin e LSDM-së mos të merret me imagjinata duhet ta pranojnë realitetin –
Bashkimi Demokratik për Integrim e njohur si partia më jetë gjatë në pushtet jo vetëm në vend por edhe në rajon që për çudi rekord kohë në pushtet që ia tejkalon shumë vendeve dhe shumë partive. Por, edhe kësaj aventure i erdhi fundi, qeveria e re po bëhet pa BDI-në dhe kjo nuk është as tragjike e as jo legjitime. Gjithçka në suaza të marrëveshjeve politike.
BDI e ka të vështirë të pranojë faktin që do të ngelet në opozitë prandaj përmes metodave të ndryshme po tentojnë të zvarrisin procesin e shkuarjes në opozitë. E krejt këtë po tentojnë ta bëjnë përmes thirrjes në legjitimitet të votës shqiptare, pa çka se këto burojnë nga një koalicion me koncept qytetarë dhe jo etnik.
Sido që të jetë BDI sa më parë që ndjek shembullin e LSDM-së që t’i futet reformave të thella dhe rrënjësore aq më mirë bënë. BDI ka nevojë për reforma thelbësore për të parë shkaktarët e rezultatit jo të kënaqshëm që kanë arritur në zgjedhjet e fundit. BDI duhet të detektojë gabimet e tyre dhe aty të bëjnë korrigjime.
Ndryshimet e kuadrove dhe figurave partiake është puna më e vogël që duhet ta bëjë kjo parti, qytetarët nuk harrojnë. Parti e dalë nga lufta u shndërrua në parti të gjelbër e parti qytetare ndryshimet në vija ideologjike pa kurrfarë pengese shumë lehtësisht vetëm për të sjellë diçka të re këto janë gabime konceptuale që ka bërë kjo parti. Se kjo ndryshe shihet si parti jo konzistente në qëndrime dhe sikurse nënvlerësim ndaj qytetarit.
Nga ana tjetër, BDI gjatë këtyre viteve nuk kanë qenë shumë e fuqishme por përballë ka pasur një opozitë lehtë të kontrollueshme të shkapërderdhur dhe të përçarë. Sot, ky realitet ka ndryshuar formë dhe kuptim kampi shqiptarë është më mirë se asnjëherë më parë. Partitë në pushtet në kuadër të koalicionit VLEN pritet të shkrihen në një ose më së shumti dy parti politike për ta ruajtur gjenezën e ndryshimit.
Ndërkaq, partitë që shkojnë në opozitë e kanë kohën, mundësin, e më shumë se kaq nevojën për të bërë ndryshime drastike, reforma rrënjësore për të rifreskuar partinë me fytyra të reja dhe për ta bërë një opozitë konstruktive ashtu siç i ka hije korrigjuese të pushtetit. /Zhurnal.mk