Duxhak: Dyfishimi i përpjekjeve për kthim të vlerave për të cilat Ohri është vënë nën mbrojtje të UNESKO-s

Shkup, 26 korrik – Koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak, e përshëndet vendimin rajoni i Ohrit të mos vihet në Listën e pasurive natyrore dhe kulturore botërore në rrezik, me theksimin se afati i dhënë duhet të shfrytëzohet për veprim urgjent dhe menaxhim më të mirë.

 

Sipas Duxhak, vendimi sjell tre porosi, vendimi i Komitetit për trashëgimi botërore të mos e vë Ohrin në listë nuk e zvogëlon urgjencën të veprohet edhe krahas dy viteve plotësuese që janë dhënë të shmanget ai fat.

Si detyrë e dytë ajo e potencon anulimin dyvjeçar si mundësi për përpjekje dukshëm të rritura ndaj masave konkrete dhe menaxhim më të mirë me vendin.

Sipas koordinatores së KB-së, vendimi tregon që duhet së bashku të mbrohet pasuria natyrore dhe kulturore e Ohrit, prej atje ku Ohri u përket të gjithëve, nga njerëzit që jetojnë në bregdetin e tij, përmes institucioneve dhe komunave që e menaxhojnë pasurinë kulturore dhe natyrore, deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë botës.

“Ohri është pasuri për të gjithë botën dhe obligimi ynë i përbashkët është ta mbrojmë dhe ruajmë, për ne dhe për të gjitha gjeneratat e ardhshme”, thotë ajo.

Komiteti për trashëgimi botërore pranë Organizatës së KB-së për arsim, shkencë dhe kulturë në sesionin e 44-të plenar që mbahet në Kinë në mbledhjen e djeshme solli vendim që Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’u jepet afat plotësues të veprojnë sipas rekomandimeve të Misioneve reaktive të UNESKO-s, me të cilën Rajoni i Ohrit nuk është zhvendosur në Listën e pasurive natyrore dhe kulturore botërore në rrezik.

Statusin e Pasurisë natyrore botërore të mbrojtur nga UNESKO Liqeni i Ohrit e fitoi në vitin 1979. Një vit më vonë edhe Qyteti i Ohrit ishte shtuar në listën e vlerave historike-kulturore, ashtu që rajoni i Ohrit u bë një nga vetëm 38-të rajonet kulturore dhe natyrore të përziera në botë, të pranuara dhe mbrojtura nga UNESKO. Në vitin 2009 ishte ngritur iniciativa për regjistrim edhe të anës shqiptare të liqenit dhe bregdetit në kapelën e UNESKO-s, ashtu që dhjetë vjet më vonë në vitin 2019 rajoni ishte zgjeruar në të dy anët e liqenit duke përfshirë sipërfaqe të përgjithshme prej 94,7 hektarë.

Related posts

Rasti i “Durmo Tours”, shtyhet sërish seanca gjyqësore

N E

Aleanca për Shqiptarët thotë se nesër ka festë, demantojnë lajmet e rrejshme

D V

Mickovski: VMRO-DPMNE-ja është parti e reformuar, ndërsa në zgjedhje shkon me kuadro të reja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More