Agjencia Zhurnal.mk

DW: Prioritetet e presidencës gjermane me BE

Sfida kryesore në kohën e presidencës gjermane në Këshillin e BE do të jetë pandemia Corona. Koalicioni në pushtet e ka vënë këtë si prioritetin e prioriteteve.    

Kalimi i pandemisë së virusit Corona dhe rimëkëmbja ekonomike në Evropë janë dy çështjet qendrore, me të cilat do të merret Gjermania gjatë kohës sa do të kryesojë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, prej 1 korrikut deri me 31 dhjetor 2020. Ky është konstatimi i partive të Unionit CDU/CSU dhe socialdemokratëve, në negociatat e Këshillit të koalicionit të zhvilluara në zyrën e Kancelarisë. Kabineti qeveritar do ta miratojë programin ditën e mërkurë. Gjermania do të marrë kryesinë e Bashkimit Evropian nga Kroacia me 1 korrik.

Zbatimi i shpejtë i programit Merkel-Macron

“Bashkimi Evropian gjendet para një sfide që përcakton fatin e vendeve anëtare, e kjo është pandemia COVID-19”, thuhet në dokumentin e partive të koalicionit qeverisës. Gjermania do të angazhohet gjatë kohës së presidencës me gjithë fuqinë për tejkalimin e kësaj pandemie dhe për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës. Qeveria gjermane synon të lërë pas këtij mandati një Evropë më inovative, më të drejtë dhe më të qëndrueshme. Një synim tjetër është edhe një Evropë më e sigurt, ku respektohen vlerat e përbashkëta si dhe një Evropë më të fuqishme në botë.

Për shkak të pandemisë Corona dhe gjendjes së rëndë ekonomike, eliminimit të pasojave dhe rimëkëmbjes ekonomike në Evropë, kjo do të jetë “një presidencë e veçantë”, theksoi kryetari i SPD, Norbert Walter-Borjans, pas këshillimeve që zgjatën më shumë dy orë e gjysmë. Gjermania do të jetë një “ndërmjetës i respektuar”. Qëllimi është zbatimi sa më i shpejtë i programit Merkel-Macron. “Ne duam që të tregojmë se presidenca gjermane angazhohet për një Evropë sociale, për një Evropë të bazuar mbi parimet e drejtësisë, për një Evropë të qëndrueshme, me shanset e përbashkëta për të ardhmen.” Kjo është e domosdoshme, sepse Evropa gjendet mes “blloqeve” – Kinës dhe SHBA. “Kjo do të thotë se uniteti i Evropës është më i rëndësishmi.”

BE para sprovave të mëdha

Në takimin e mbajtur tek kancelarja Angela Merkel (CDU) kanë qenë krerët e partive dhe drejtuesit e grupeve parlamentare – me përjashtim të shefit të CSU Markus Söder. Në takim kanë qenë edhe ministri i Financave Olaf Scholz, ministri i Jashtëm Heiko Maas (SPD) si dhe ministri i Kancelarisë Helge Braun (CDU). Para takimit është thënë, se nuk do të ketë vendime konkrete.

Për të evituar pasojat ekonomike të pandemisë Corona në BE, ekziston një propozim i Komisionit të BE për financimin e projekteve ekonomike dhe investigative, me një vëllim prej 750 miliardë eurosh. Prej tyre 500 miliardë euro do të jenë si ndihma për vendet anëtare të BE, ndërsa pjesa tjetër janë kredi. Borxhet duhet të kthehen në buxhetin e BE deri në vitin 2058.

Merkel ka deklaruar në një takim me video të premten se programi i ndihmave është një prej sprovave më të mëdha për BE. Ajo ka bërë të qartë se në samitin e BE do të dëgjohen edhe propozime të reja, për tejkalimin e gjendjes. “Gjendja është e rëndë dhe komplekse”, thuhet në Bruksel.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...